• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT E BROSHKËS NË ELBASAN/ Balla: Qeveria po krijon kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën në vendin e tyre
Home
Politikë

TAKIM ME BANORËT E BROSHKËS NË ELBASAN/ Balla: Qeveria po krijon kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën në vendin e tyre

29 January, 2021 Delo.autor Politikë

Gjatë një takimi me banorë të fshatit Broshkë në Elbasan, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla u përball me shqetësimin e tyre për largimin e të rinjve nga vendi.

Balla tha se ky është një fenomen me të cilin po përballet, jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera të Ballkanit, ashtu sikurse më parë janë përballur dhe Italia e Greqia.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Balla gjatë takimit shtoi se qeveria po krijon mundësitë dhe kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre ndërsa mori shembullin e qytetit të Belshit.

Disa vite më parë, tha Balla, emigracioni në Belsh ishte i lartë sepse të rinjtë nuk kishin aty asnjë perspektivë. Por tashmë dhjetëra familjë janë kthyer dhe po ndërtojnë bizneset e tyre, pas transformimit që e ktheu Belshin në destinacion turistik.

“Këtë fazë që po kalojmë ne e kanë kaluar edhe vende të tjera, por ne jemi duke punuar për të krijuar mundësitë që njerëzit të qëndrojnë në vendin e tyre dhe një pjesë e të ikurve të kthehen.
Por një gjë nuk e pranoj dot. Të flasë Ilir Meta për arsyet pse largohen shqiptarët? Një pjesë e shqiptarëve largohen për shkak të Ilir Metës. Dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve po rikthehen se po shohin në këtë vend mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre dhe kjo falë punës së Edi Ramës.” , tha Balla.

Gjithashtu Balla vuri në dukje edhe investimet që janë kryer në këto vite në fshatin Broshkë. Vetëm pak vite më parë Broshka ishte një fshat i largët dhe i mundimshëm për të shkuar, ndërsa ndërtimi i u urës mbi Shkumbin i dha akses të drejtpërdrejtë në aksin nacional. Kjo bëri që, jo vetëm njerëzit, të lëviznin lirisht, por edhe prodhimet bujqësore të dalin më shpejt në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Vendimi përfundimtar, Gjykata Supreme lë jashtë listës Albin Kurtin
Previous article KORONAVIRUSI/ Kompania farmaceutike amerikane: Vaksina e Novavax kundër COVID-19 është e suksesshme rreth 90 për qind

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT