• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME ADMINISTRATORËT E SHKOLLAVE/ Veliaj: Kujdes me sistemet e sigurisë dhe higjenës! Prindërit ju kanë besuar dritën e syve
Home
Politikë

TAKIM ME ADMINISTRATORËT E SHKOLLAVE/ Veliaj: Kujdes me sistemet e sigurisë dhe higjenës! Prindërit ju kanë besuar dritën e syve

7 September, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023 zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor.

Veliaj tha gjatë takimit se janë 10 shkolla të tjera që presin të hapen me të njëjtat kushte, duke e kthyer këtë në një histori të rrallë suksesi në Tiranë.

“Unë jam kryetar i Bashkisë së qytetit të vetëm që vijon të rritet në numër popullsie. Kjo është arsyeja pse hapim 12 shkolla të reja më shumë, dhe 8 kopshte dhe çerdhe; pra, me 20 institucione të reja, një trend që do ta mbajmë çdo vit. Edhe vitin tjetër do të hapim 10 shkolla të reja dhe 7-8 kopshte. Është e vetmja mënyrë se si mund të menaxhojmë fluksin e Tiranës. Ajo që kërkoj nga ju është përkushtimi. Kur njerëzit sjellin fëmijët e tyre në shkollat tona, na kanë besuar dritën e syrit, njeriun më të shtrenjtë. Prandaj, kërkoj të kujdeseni për të gjitha, që nga sistemet e sigurisë, te sistemet e higjienës dhe mënyra si respektohen rregullat”, tha Veliaj, në takimin me administratorët e shkollave në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, infrastruktura e re shkollore siguron jo vetëm kushte bashkëkohore për mësimdhënie, por kërkon edhe një kujdes më të madh për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.

“Shkollat e reja janë të gjitha shumë cilësore. Kur bëmë shkollën “Kosova”, thamë se ajo ishte shkolla më e mirë në Republikë. Tani do hapim “Sami Frashërin”, një shkollë e cila është ndërtuar si hotel me 5 yje: me tavan druri, LED, me auditorë, sensorë, me ngrohje-ftohje automatike, palestër për ndeshje olimpike, etj; praktikisht, çdo produkt i ri po bëhet më i mirë se sa tjetri. Por, çelësi është mirëmbajtja. Duke pasur kaq shumë fluks, do të thotë se prodhohet amortizim. Mirëmbajtja është shumë, shumë e rëndësishme. Nëse përgatitemi si skuadër dhe ofrojmë mirëmbajtje, sigurohemi që kjo cilësi të mbetet për shumë vite”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se shkollat e tjera që kanë qenë pjesë e programit të rindërtimit janë mundësuar përmes financimeve të huaja, për të cilat është dashur pak më shumë kohë për elaborimin e fondeve, ndaj dhe dorëzimi i tyre ka zgjatur pak më tepër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PERËDIMI POLITIKË ARMIQËSORE"/ Moska ndalon liderë ushtarakë të BE-së të hyjnë në Rusi
Previous article PLAGOSI 19-VJEÇARIN NJË VIT MË PARË/ Merr fund arratia për të riun, ende në kërkim vëllai i tij

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT