• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM KATËRPALËSH NË ANKARA/ Erdogan: Samit tjetër Turqi-Francë-Gjermani dhe Britani e Madhe
Home
Nderkombetare

TAKIM KATËRPALËSH NË ANKARA/ Erdogan: Samit tjetër Turqi-Francë-Gjermani dhe Britani e Madhe

6 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një samit tjetër, i përqendruar kryesisht tek Siria dhe që do të mbledhë drejtuesit e Turqisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së madhe do të zhvillohet në shkurt në Stamboll, theksoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, cituar nga media.

Një takim i parë i këtij lloji mes drejtuesve të katër vendeve u mbajt të martën në Londër në kuadër të samitit të NATO-s, ku ata morën pjesë.

“Ne kemi rënë dakord për të zhvilluar një samit katërpalësh të këtij lloji, të paktën një herë në vit. Samiti i dytë do të zhvillohet në Stamboll në muajin shkurt”, theksoi  Erdogan, sipas agjencisë shtetërore Anadolu Agency.

“Takimi i Londrës ka qenë shumë i dobishëm, por nuk mundi të heqë të gjitha paqartësitë”,  theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel e gjykoi të mirë dhe thelbësor.

Tensionet mes Turqisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar nga ofensiva turke e ndërmarrë në muajin tetor në veri të Sirisë kundër forcave kurde të YPG-së, konsideruar si terroriste nga Ankaraja, por që luajnë një rol kyç në luftën kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik.

Macron theksoi gjithashtu se nuk kishte “konsensus të mundshëm” mbi përcaktimin e terrorizmit me Turqinë, që kërkon që YPG-ja të klasifikohet si një grup terrorist.

“Ashtu si ne marrim seriozisht kërcënimet për sigurinë kundër Aleancës, të gjithë aleatët duhet të marrin seriozisht shqetësimet tona për sigurinë”, konfirmoi Erdogan.//ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASAKRA E REÇEKUT"/ Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi
Previous article "ISH-VJEHRRI MË KËRCËNON"/ Nëna "luftë" me bashkëshortin për të takuar 3 fëmijët: S'e urova dot vajzën për ditëlindje (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT