• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TAKIM I SINQERTË”/ Mbi 5 orë diskutime, çfarë bisedoi Blinken dhe ministri i Jashtëm i Kinës
Home
Nderkombetare

“TAKIM I SINQERTË”/ Mbi 5 orë diskutime, çfarë bisedoi Blinken dhe ministri i Jashtëm i Kinës

9 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të shtunën se kishte diskutuar mbi agresionin rus në Ukrainë me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në bisedime që zgjatën më shumë se pesë orë, gjatë të cilave ai ngriti shqetësime mbi afrimin e Pekinit me Moskën.

Të dy diplomatët e përshkruan takimin e tyre të parë që nga tetori si “të sinqertë”. Ata i mbajtën bisedimet një ditë pasi morën pjesë në një mbledhje të ministrave të jashtëm të G20-ës në ishullin indonezian të Balit.

Zoti Blinken tha në një konferencë shtypi pas bisedimeve se nuk mendonte se Kina po sillej në një mënyrë neutrale pasi e kishte mbështetur Rusinë në Kombet e Bashkuara dhe kishte “përforcuar propagandën ruse”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se presidenti kinez Xi Jinping e kishte bërë të qartë në një telefonatë me Presidentin Vladimir Putin më 13 qershor se i qëndronte një vendimi për të krijuar një partneritet me Rusinë.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja, përfshirë sanksionet, nëse Kina ofron mbështetje materiale për luftën.

I pyetur për refuzimin e tij për të zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në takimin e G20-ës, zoti Blinken tha SHBA nuk sheh “asnjë shenjë për momentin se Rusia është e përgatitur të përfshihet në diplomaci kuptimplote.”
Sipas një deklarate të lëshuar nga ministria e jashtme kineze, zoti Wang shkëmbeu pikëpamje të thelluara mbi “çështjen e Ukrainës” gjatë bisedimeve të së shtunës. Deklarata nuk jepte detaje të mëtejshme.

Ai i tha gjithashtu zotit Blinken se drejtimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë rrezikonte të devijohej më tej për shkak të perceptimit amerikan për Kinën.
Kryediplomati kinez tha se Uashingtoni duhet të anulojë tarifat shtesë të vendosura ndaj Kinës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndërpresë sanksionet e njëanshme ndaj kompanive kineze.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë para bisedimeve se takimi kishte për qëllim ruajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet e vështira SHBA-Kinë dhe parandalimin e përshkallëzimit të paqëllimshëm në konflikt.

“Shtetet e Bashkuara duan që kanalet e komunikimit me Pekinin të vazhdojnë të mbeten të hapura,” tha zoti Blinken.

Presidentët Joe Biden dhe Xi Jinping pritet të bisedojnë përsëri në javët e ardhshme, tha zoti Blinken./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO I FLISTE ANDIT NËSE DO E SHIHTE NË RRUGË? Melisa jep përgjigjen epike: Një është jashtë...
Previous article KURBAN BAJRAMI/ Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Mos i dëgjoni ata që mbjellin sherr...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT