Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli ka shprehur vlerësimin e tij për takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel, ku e cilëson atë si të shkëlqyer. Sassoli tha se Shqipëria ka ecur me reformat kryesore drejt rrugës së integrimit në BE dhe për këtë ai kërkon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më shpjet.
Në lidhje me COVID-19, Sassoli shprehet se BE është e gatshme të ndihmojë vendit.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.