Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të presë këtë të premte Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Takimi dypalësh do të zhvillohet në orën 17:15, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Mësohet se pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, e cila pritet të fillojë në orën 17:55.


