Ishte viti 2008 kur filmi amerikan “Taken” me protagonist Liam Nelson beri xhiron në Shqipëri edhe për faktin se aty permendeshin shqiptarët.
Nuk ishte hera e parë e me siguri nuk do jetë as e fundit që Shqipëria të etiketohet në filmat hollyëoodian (dhe jo vetëm), si një vend I vogël dhe me 1001 probleme.
E megjithatë, “Taken 1” dhe “Taken 2” floën për shqiptarët më shumë se çdo herë tjetër.
Në “Taken 1”, të “këqijtë janë gjakatarë” që rrëmbejnë vajza të reja për t’i shitur si prostituta janë shqiptarë dhe më prejardhje nga Tropoja.
Prej këtej, vjen edhe personazhi “Marko nga Tropoja”, një pjesëtar i një rrjeti mafioz I cili rrëmben vajzën e një ish- agjenti të CIA-s, Bryan Mills (aktori Liam Neeson).
Në filmin “Taken 2” të gjithë aktorët e “të këqijve” nuk janë shqiptarë. Filmi fillon duke shkuar në Tropojë. Rrugët janë të pashtruara dhe një grua shihet të ngasë një karrocë me dengje kashte pasi është shkëmbyer me një kamion të tipit sovjetik. Gruaja kalon afër një tabele ku shkruhet Tropojë. Janë këto imazhe me të cilat filmi “Taken 2” paraqet përpara publikut. Imazhe që janë vërtetë denigruese dhe lënë një shije të hidhur.
E me të drejtë, shqiptarët sot kanë të gjithë të drejtën që të pasqyrojnë jo një realitet ndryshe, por realitetin që është në të vërtetë.
“Hey Liam! Ti i ke bërë njerëzit e të gjithë botës të mendojnë se shqiptarët janë kriminelë, keqbërës dhe rrëmbyes. Mbase është koha të të tregojmë aftësitë tona specifike. Merr avionin sepse mendojmë se do të rrëmbehesh, nga Shqipëria!”
Kjo është hyrja qe vjen e realizuar nëpërmjet një video, që nis me aktorin e njohur Florian Binaj dhe mbyllet me të famshmin “Marko nga Tropoja”, përcillet një mesazh më I bukur se të dy filmat bashkë.
Mesazhi i një Shqipërie me tradita, kulturë, peisazhe, ndoshta edhe rrugë të këqija por njerëz me zemër të madhe që të mirëpresin kurdoherë.
Shqipëria nuk është as vendi I pari e as I fundit ku ka njerëz të “këqinj”. E këtu na vjen në mend shprehja e popullit “nuk ka pyll pa derra”.
As shqiptarët nuk janë as të pakulturuar, e sigurisht që mendja nuk I punon vetëm për të kryer vrasje.
Ka më shumë pas një apo dy filmash.
Ndaj dhe sot, teksa video që do shihni mëposhtë është bërë virale veçse I mbush shqiptarëve zemrat plot, ka dhe një thirrje për Liam Nelson dhe regjizorët e filmit.
E nëse I përgjigjen, shqiptarët me siguri do I mirëpresin (pa hatërmbetje) e do I tregojnë Shqipërinë e vogël, ndoshta edhe me probleme por të vertetë.
Përgatiti: AlpeNews.al


