Sa i takon retorikes se forte keto dite por edhe me këto qe keni mbi tavolina (pankartat kunder qeverise qe mbante opozita) po e dëmtoni hetimin e cështjes Tahiri, kjo që po bëni shkon në rrjedhën e kundërt, po i bëni një shërbim të madh Tahirit duke i dhënë argumenta politike e s’do ketë gjykatë jo në Shqipëri por në Evropë që themelon pafajësinë duke u veshur ju këtë sfond bardhezi. Do ta vini gjykatën përballe faktit të kryer, kur mbrojtja do thote stop, kjo ceshtje eshte e montuar politikisht. Në rastin konkret humbet drejtësia e do humbasë për shkakun e hallit tuaj për pushtet. Ta lëmë prokurorinë të bëjë detyrën e ta vazhdojë hetimin, kjo është ftesa ime miqësore nëse keni hallin të shkojë në burg nga i pari tek i fundit kush ka shkelur ligjin, dëmi më i madh i drejtësisë është kjo që po bëni ju sot.