• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAHIRI PRET VENDIMIN E APELIT/ Nuk i kursen batutat para seancës: Kështu do e hanë të gjithë
Home
Politikë

TAHIRI PRET VENDIMIN E APELIT/ Nuk i kursen batutat para seancës: Kështu do e hanë të gjithë

24 June, 2020 s.autor Politikë

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, Tahiri i është drejtuar dyerve të gjykatës, ndërsa nuk i ka kursyer batutat përpara fillimit të seancës.

Në momentin që njëri nga operatorët e media është rrëzuar, Tahiri është shprehur, se “kështu do ta hanë të gjithë”. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Seanca e fundit ndaj Tahirit u zhvillua më 11 qershor, ku ish-ministri bëri i vetëm  mbrojtjen para trupës gjykuese. Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kjo e fundit u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi. Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajsi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës.

Ndërsa, avokati i tij Maks Haxhia tha se procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike. Sipas tij posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”.  Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET SHUMA/ Sa para u vodhën në kasafortën e Drejtorisë së Patentave në Tiranë (DETAJET)
Previous article ÇPO NDODH ME KUSHTETUESEN PAS RAPORTIT TË "VENECIAS"? Presidenca: Meta do takojë Ruçin, i vendosur për zhbllokimin e situatës

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT