• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tahiri MOHON lidhjen me Habilajt/ Ja ç’ka thënë tek Krimet e Rënda
Home
Shqipëri

Tahiri MOHON lidhjen me Habilajt/ Ja ç’ka thënë tek Krimet e Rënda

28 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimiri Tahiri, shkoi dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegimet e tij për çështjen “Habilaj”.

Për deputetin e PS-së, ka një hetim në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, ndërsa dy ditë më parë Prokuroria bëri një kontroll të imtësishëm të banesës, pas aprovimit të kërkesës nga Parlamenti.

Ish-ministri i Brendshëm mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e djeshme, në orën 14:00 dhe shoqërohej nga dy avokatët e tij, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari.

 

Javën e shkuar, përmes dy avokatëve, ai kishte kërkuar që të paraqitej në Prokurori për të dhënë versionin e tij për akuzat, ndërkohë që vetëm dje ka mbërritur “ftesa” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u paraqitur në organin e akuzës.

Kanë qenë dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, ata që kanë marrë në pyetje deputetin e PS-së. Gjithçka zgjati 2 orë e 35 minuta, teksa ish-ministri la Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 16:34 minuta. Ai, madje, dha edhe një prononcim për gazetarët pas daljes nga Krimet e Rënda.

Ai tha se shprehu gatishmërinë e tij personale për t’iu përgjigjur kërkesave të Prokurorisë, por shtoi se kjo çështje duhet të lihet jashtë debatit politik. Tahiri tha gjithashtu se ai tani betejën e ka vetëm me drejtësinë.

“Erdha këtu për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmërinë time, sot dhe kurdoherë, për t’i shkuar së vërtetës deri në fund, me çdo mjet timin dhe shpreha disponibilitetin tim personal për t’iu përgjigjur çdo kërkesë të Prokurorisë. Unë them që debati politik lidhur me këtë histori, duhet të mbyllet. Unë betejën time e kam para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, tha ishministri për gazetarët.

Ai nuk preferoi të bënte komente lidhur me kontrollin e dy ditëve më parë që oficerët e Policisë Gjyqësore kryen në banesën e tij. Ish-ministri nuk dha as detaje lidhur me provat e mundshme që Krimet e Rënda mund t’i kishin paraqitur atij gjatë marrjes në pyetje, por burimet thonë për “Panoramën” se, deputeti i PS-së ka mohuar të ketë qenë pjesë apo të ketë krijuar lehtësira për grupin e trafikut të “Habilajve”.

Prej disa javësh, deputeti i PS-së ka qenë në qendër të vëmendjes, pas publikimit të dosjes së Katanias, ku të afërmit e tij të largët, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, rezultojnë organizatorë të një rrjeti trafiku droge nga Shqipëria në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Ikona e bukurisë’ nuk njeh moshë, feston sot 50-vjetorin
Previous article Klopp: Manchester City shpallet kampion që në janar

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT