• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tahiri i fshihet gazetarëve, në Gjykatë me makinë policie/ DALIN PAMJET brenda seancës, kokë më kokë me…
Home
Shqipëri

Tahiri i fshihet gazetarëve, në Gjykatë me makinë policie/ DALIN PAMJET brenda seancës, kokë më kokë me…

15 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri eshte paraqitur ne gjykaten e Krimeve te Renda paraditen e sotme, rreth ores 10:57, ku pritet te jepet masa e sigurise ne seancen e parashikuar qe te nise ne oren 11:00. Ai i ka shmangur gazetaret qe e prisnin tek dera e pallatit duke shfrytezuar nje tjeter dalje.

Ne nje lidhje telefonike me News 24 Tahiri me heret u shpreh se do jetë i pranishëm në seancë.

Rreth ores 10:30 ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte paraqitur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.

***

Kujtojmë se ditën e shtunë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin, që po hetohet nga Prokuroria për lidhje me grupin e drogës së Moisi Habilajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën e arrestit me burg për ish-deputetin e PS-së, por gjyqtarja Liljana Baku vendosi “arrest shtëpie”.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11:00. Pritet që Tahiri të parashtrojë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshtojnë atë. Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi”, rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Po kështu, ka të dhëna për disa udhëtime të Tahirit jashtë vendit me Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta detare të ish-ministrit. Në dosje është edhe një dëshmi e Moisi Habilajt, që thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Tahirin. Gjithashtu, ka edhe të dhëna nga letërporositë e dërguara në Itali bazuar në dosjen e Katanias, për bizhuteritë që do të blinte Mioisi Habilaj për familjarët e Tahirit dhe për një kostum që pretendohet se e ka porositur ai vetë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda argumenton se bazuar në provat dhe tashmë që Tahiri nuk është deputet, ka një rrezik që ai të largohet nga Shqipëria dhe të prishë provat, ndaj dhe ka kërkuar arrest me burg për ish-ministrin. Mirëpo, gjyqtarja Baku ka vendosur se “arresti shtëpiak” është më se i mjaftueshëm në rastin konkret. Vendimi do të apelohet nga avokatët e Tahirit, të cilët shpresojnë që Apeli të marrë vendim pro tyre, si në rastin e zhbllokimit të pasaportës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Interi nuk di të ndalet, nis operacionin “Strootman”
Previous article Shapkat më të urryera do na përndjekin sërish: Edhe këtë verë në modë! (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT