• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tahiri dhe Habilajt/ Artan Hoxha: Prokuroria e Katanias ka nisur hetim për ish ministrin, por…
Home
Breaking News

Tahiri dhe Habilajt/ Artan Hoxha: Prokuroria e Katanias ka nisur hetim për ish ministrin, por…

14 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ka bërë një kronologji të çështjes Tahiri si dhe ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen.

Hoxha tha se më datë 27 tetor, Prokuroria e Katanias ka nisur një procedim individual, jo si pjesë të dosjes “Habilaj” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky vendim i Prokurorisë së Katanias, që sipas gazetarit Hoxha pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, erdhi 4 ditë pasi vetë Tahiri u paraqit në këtë Prokurori për të marrë një vërtetim ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij, shkruan BalkanWeb.

“Çështja është regjistruar në Prokurorinë shqiptare me datë 17 tetor pas lajmit nga mediat italiane se ishin arrestuar Habilajt. Më pas Prokuroria e çon materialin në Kuvend, që të autorizohej arresti për Saimir Tahirin. Me datë 23 tetor, Tahiri mori një vërtetim në Prokurorinë e Katanias ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij. Në dijeninë time është në procedim individual të nisur më 27 tetor, dhe jo si pjesë e dosjes Habilaj, nga Prokuroria e Katanias. Tani kemi një hap zyrtar, që do ndihmojë për të hedhur dritë edhe në zhvillimet në Shqipëri. Duke qenë se Gjykata në Shqipëri u përfshi në një lojë politike, humbi paanshmërinë. Do kemi një përgjigje nga një prokurori e specializuar siç është ajo e Katanias, në lidhje me Tahirin. Nisja e procedimit penal nuk do të thotë se personi në fjalë është fajtor,” tha Hoxha.

Gazetari tha se se Prokuroria e Katanias po mbledh informacione në lidhje me hetimin, por ende nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit apo të ketë lëshuar një urdhër-arresti për Saimir Tahirin.

“Prokuroria e Katanias ka nisur të mbledhë informacion, por nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe të ketë lëshuar urdhër-arresti. Kjo është e reja në Itali. Po në ditën që është regjistruar procedimi, kanë shkuar dy prokurorë të çështjes, Hadarmataj dhe Osmani, të cilët kanë qëndruar 3 ditë në Katania, për të parë informacionet e tyre. Gjatë procesit hetimor dhe kur çështja të shkojë në gjykatë aty do shohim provat e reja,” tha Hoxha.

Artan Hoxha foli edhe për çështjen e biznesmenit Orest Sota, i cili u kap me 800 mijë euro në makinë.

“Çështja varet tek suksesi që do ketë Prokuroria për të bërë lidhjen për Orest Sotën, paratë e gjetura aty dhe Saimir Tahiri.Gjykata edhe pse ka pranuar disa kërkesa të Prokurorisë, nuk është shprehur me vendim. Gjykata shprehet qartë në vendim që për përgjimet e bëra nga autoritetet italiane, do shprehet gjykata në një moment të mëvonshëm. Pra, gjykata shqiptare nuk i ka pranuar si prova, përgjimet e bëra nga autoritetet italiane. Pasi këto përgjime tek Habilajt kanë përbërë akuzën kryesore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Por për shkak të nisjes së procedimeve nga Prokuroria e Katanias, besohet se do hidhet dritë mbi këtë ngjarje,” tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Kë po quan të vjetër ti?" Këto janë shpikjet e prindërve që lanë pas fantazinë e fëmijëve (FOTO)
Previous article Ronela Hajatit i mërziten flokët e drejta, ky model e ndryshon tërësisht (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT