Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet tek Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie“ në atë “Detyrim paraqitjeje”.
Kryesuese në këtë seancë është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen.
Tahiri akuzohet si bashkëpunëtor në bandën e trafikut të lëndëve narkotike të Habilajve. Avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia edhe më herët është shprehur se kundrejt klientit të tij nuk ka prova që ta implikojnë me këtë bandë.
Përgatiti:AlpeNews.al


