• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tabela / Sa TVSH do paguajë biznesi i vogël, ç’ndodh me fitimet. Shërbimet më të prekura
Home
Ekonomi

Tabela / Sa TVSH do paguajë biznesi i vogël, ç’ndodh me fitimet. Shërbimet më të prekura

13 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

“Deklaratat publike të zyrtareve tatimore në këto ditë të debatit të nxehtë për çështjen e TVSH-se tek biznesi i vogël, kanë  vënë theksin se futja në skemën e TVSH-së të bizneseve të vogla nuk do ketë asnjë ndikim tek ata apo tek çmimi final për konsumatorin”, pohon Armand Mala, kontabilist.

Edhe terminologjia e përdorur (do ju rimbursohet TVSH-ja)  ka shkaktuar jo pak konfuzion tek ky grup i biznesit. Mala shton se bëhet fjalë për një tatim si TVSH, të thuash që nuk do paguhet asnjë qindarke taksë më shumë, përveçse nuk ke thënë një të vërtetë, ke zhbërë totalisht nocionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi lind pyetja ku shkoi  Vlera e Shtuar, mos vallë këta tregtarë po shesin pa fitim?

“Nëse me rimbursim i referohen kreditimit të TVSH-së nga faturat e blerjeve, kjo është mëse e qartë nga vetë fjala TVSH. Por a mjafton ky kreditim për të thënë që nuk do paguhet asnjë takse? Absolutisht qe jo!”

Në rrjedhën e këtij debati, kontabilisti Mala jep një shembull konkret. Është shembulli i një servisi që operon në Tiranë. Për vitin 2017, ky subjekt ka realizuar shitje (shërbimin e servisit të ofruar) në vlerën 3,600,000 lekë. Gjate vitit 2017 nuk ishte i regjistruar në skemën e  TVSH-se, sipas legjislacionit ne fuqi, dhe pasqyra e Të ardhurave dhe shpenzimeve të tij, ka këtë paraqitje:

Pra, ky subjekt ka realizuar një qarkullim prej 3,600,000 lekësh dhe një fitim vjetor neto 969,000. Ky fitim i përkthyer në një pagë mujore është 80,750 leke/muaj (969,000/12).

Nëse ky subjekt, nuk do ndryshonte asgjë për sa u përket shitjeve dhe strukturës së kostove edhe ne vitin 2018, normalisht nuk do rrisë as çmimet pasi politikëberesit thonë që çmimet për konsumatorin final nuk do të ndryshojnë, atëherë, shpjegon Mala, pasqyra e tij do kishte paraqitjen si me poshtë:

Pra, ne rastin se i njëjti subjekt do ishte në skemën e TVSH-së, edhe pse ka realizuar të njëjtën xhiro prej 3,600,000 lekësh dhe ka ruajtur të njëjtat shpenzime, fitimi vjetor ra nga 969,000 leke ne 451,000 leke, që nëse sërish do e përkthejmë në një pagë mujore është vetëm 37,583 lekë/muaj. Në realitet, fitimi do jetë akoma më i ulët, pasi mbajta e kontabilitetit do e rëndoje me kosto ekstra këtë subjekt. Për informacion, diferenca 969,000-451,000, shkoi për të paguar TVSH-në ( 6000,000-46667-35333)=518,000.

“Trumbetimi se futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së bëhet vetëm për të formalizuar me tej biznesin e madh dhe jo se do rëndohet biznesi i vogël, është i pavërtetë”, thotë Mala. “Nëse vërtet synimi do ishte formalizimi i biznesit të madh, kjo bëhej  thjesht vetëm duke detyruar biznesin e vogël të deklarojë gjithë blerjet në sistemin tatimor për të lejuar sistemin të bëjë kryqëzimin e faturave por pa i ndryshuar përgjegjësitë tatimore”.

Monitor

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarmohet Reali, Modric e Kroos mund të largohen gjatë verës
Previous article ÇUNA PËRMBAHUNI/ Alessandra Ambrosio super seksi në Coachella 2018 (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT