• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tabaku: Qeveria miratoi një akt tjetër antikushtetues që vulos grabitjen e pronës
Home
Shqipëri

Tabaku: Qeveria miratoi një akt tjetër antikushtetues që vulos grabitjen e pronës

23 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD dhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se qeveria miratoi këtë javë një vendim që vulos sipas saj vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Tabaku thotë se vendimi është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Deklarata e plotë:
Edi Rama miratoi këtë javë një vendim të Këshillit të Ministrave që vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm.

 

Vendimi është një shtojcë e ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtëtuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë.

Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe frymën e saj, Qeveria vendosi këtë javë që pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës së rrëmbyer padrejtësisht gjatë regjimit komunist, t’u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe, në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.

Por dhunimi i pronarëve mga qeveria Rama nuk merr fund këtu. Vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit.

Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën.

Ky është një vendim tërësisht në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, të cilët do marrin një shpërblim qesharak financiar, ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi.

Vendimi i të mërkurës zbulon propogandën dhe mashtrimin e pronarëve nga Edi Rama! Pika kryesore e ligjit të tij të pronave ishte shpërndarja çdo vit e 50 mln USD. Në 10 vjet shuma do të ishte 500 milionë USD, me të cilën qeveria pretendonte të mbyllte përfundimisht problemin e pronave. Por Rama e shkeli edhe ligjin e vet grabitqar sapo nisi zbatimin e tij. Nga 50 milionë dollarët e premtuar, në buxhetin e vitit 2018 për pronarët ka vetëm 20 mln USD.

Në katër vjet Qeveria Rama ka miratuar ligje në kundërshtim të plotë me një nga të drejtat themelore të njeriut – të drejtën e pronës. Duke filluar nga ligji për Investimet Strategjike që parashikon shpronësimin nga ana e Qeverisë për interesa tërësisht oligarkësh e deri tek ligji antikushtetues për Kompensimin e pronave për pronarët e shpronësuar gjatë regjimit komunist.

Këtyre ligjeve i shtohen çdo ditë edhe veprimet arbitrare të Qeverisë për prishjen e shtëpive e bizneseve të qytetarëve, pa i dhënë asnjë shpërblim të drejtë për pronën e tyre.

Partia Demokratike i qëndron bindjes së saj se ligji është antkishtetues dhe garanton pronarët e ligjshëm se ditën e parë që shqiptarët do t’i besojnë shumicën në Kuvend do t’i zhbëjë këto vendime antikushtetuese që dëmtojnë interesat e ligjshme të pronarëve.

Shqiptarët dhe veçanërisht pronarët e kanë të qartë se qeveria e Edi Ramës nuk mendon as për pronarët të cilëve shteti Shqiptar u ka detyrimin e uzurpimit dhe marrjes dhunshëm të pronës së tyre, as për interesat e qytetarëve shqiptar. Edi Rama shkel Kushtetutën për drejtësinë për interesat e veta kriminale dhe shkel Kushtetutën për të drejtat dhe liritë themelore të njëriut në favor të interesave të oligarkëve pranë tij. Fundi i atyre që shkelin Kushtetutën për gjithcka dhe që dhunojnë të drejtën eqytetarëve për të gëuar pronën e tyre, është i njohur botërisht. Ky fund për Edi Ramën është më afër se kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thirrje për protestë: Shteti heshti, po ne nuk do të heshtim për Florenc Beqirin!
Previous article FOTO/ Atentat fisit Çapja në Elbasan me targa false, dalin pamjet pasi autorët i vunë flakën

k.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT