Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon një video-mesazh të aktores Ema Andrea, e cila iu bën thirrje qytetarëve të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga koronavirusi.
Aktorja Andrea thekson se të mos përqafohesh, të mos shtrëngosh duart, është sakrifica më e vogël për të ruajtur jetën e gjithsecilit.
“Situata në të cilën po jetojmë na mëson të përshatemi me një normalitet të ri në të cilin duhet të qëndrojmë larg njëri tjetrit, në të cilin do të na mungojnë përqafimet, në të cilin do të na mungojnë shtrëngimet e duarve. Mua kjo nuk më duket sakrificë. Me duket më e pakta që mund të bëjmë për të ruajtur jetën tonë dhe jetën e atyre që i kanë dhënë kuptim jetës tonë, njerëzve tanë të dashur. Ta duam jetën, ta duam të ardhmen. Nëse nuk të përqafoj, nëse nuk ta shtrëngoj dorën, e bëj, sepse të dua dhe jo e kunërta”, shprehet Andrea.
“Situata në të cilën po jetojmë na mëson të përshtatemi me një normalitet të ri, në të cilin duhet të qëndrojmë larg…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 8. Mai 2020