• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SYTË TE 9 MAJI/ Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, bota pret fjalimin e Putin: Ja cila mund të jetë lëvizja e radhës
Home
Nderkombetare

SYTË TE 9 MAJI/ Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, bota pret fjalimin e Putin: Ja cila mund të jetë lëvizja e radhës

9 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945.Trupa, tanke, raketa pritet të shfaqen sot në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.

Nën presidentin rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, si dhe në rast për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike.

Kremlini tha se parada ushtarake do të zhvillohet sot në 28 qytete të Rusisë, ku do të marrin pjesë 65,000 njerëz, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.

Megjithatë, këtë vit, ngjarja vjen nën hijen e luftës në Ukrainë. Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt, pasi Ukraina ka shfaqur hapur ambiciet e saj për anëtarësim në NATO.

Mijëra njerëz janë vrarë në luftë, ndërsa milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Rusia i referohet pushtimit si “operacion i posaçëm ushtarak”, duke refuzuar ta quajë luftë. Ka spekulime se Putin mund ta shfrytëzojë rastin e sotëm për të bërë një njoftim të madh në lidhje me pushtimin.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai mund të shpallë luftë të shkallës së plotë në Ukrainë, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.

Në prag të kësaj dite, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia “ka harruar gjithçka që ka qenë e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund ta shohë se Ukraina është “pala e së mirës në këtë luftë” dhe shtoi se Rusia “do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Udhëheqësit perëndimorë e shfrytëzuan gjithashtu Ditën e Fitores për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, tha se Putin “po shkon kundër vlerave, për të cilat aq shumë njerëz kanë luftuar dhe janë vrarë”.

Udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara, të njohur si G7, thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTIMI ENIGMATIK/ Elon Musk: Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju njoha
Previous article TRAGJIKE NË FIER/ Vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçari. Mister shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT