• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SYTË E AKULLT”/ Me pistoleta e leva hekuri nëpër shtëpi, pranga 4 shqiptarëve. Si u zbuluan dhe policia i la të…
Home
Breaking News

“SYTË E AKULLT”/ Me pistoleta e leva hekuri nëpër shtëpi, pranga 4 shqiptarëve. Si u zbuluan dhe policia i la të…

22 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ata sulmuan vila dhe shtëpi në veri të Italisë, të armatosur me pistoleta dhe leva hekuri.

Në një rast, goditën kujdestarin e një çifti të moshuar me grusht. Për këtë arsye, katër shqiptarë përfunduan në pranga nga karabinierët e stacionit policor të Casale Monferrato (Alessandria), dy prej të cilëve me qëndrim të parregullt në Itali. Sulmet ndaj shtëpive në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia ndodhën midis qershorit 2018 dhe këtij muaji.

Hetimet filluan pas një grabitje brutale më 29 nëntor kundër një sipërmarrësi nga Cella Monte. Katër të rinjtë, të maskuar ma kapuç ku dalloheshin vetëm sytë e “ftohtë”, prandaj edhe operacioni u koduar “Sytë e akullt”.

Ata ishin të armatosur me pistoleta me leva prej hekur.

Duke kërcënuar pronarin dhe tre miqtë e tij, ata morën 10,000 euro, disa orë të çmuara dhe objekte të tjera të vlefshme. Nga aty nisën hetimet rreth gjurmëve të lënda dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, gjë që çoi në identifikimin e makinës të përdorur nga kriminelët.

Mjeti ishte në pronësi të një personi me banim në Lombardi. Pika e kthesës erdhi më 14 prill, kur karabinierët pikasën katërshen në provincën e Cuneos, me makinë gti për të krye një tjetër vjedhje.

Pavarësisht zbulimit të pistoletë Smith&Wesson kalibër 38, të vjedhur dy vjet më parë në Villarbasse, në Torino dhe objekteve të tjera gjithashtu të vjedhura, arrestimet nuk filluan. Por, hetimet vazhduan deri me arrestimet e natës së kaluar, shkruan “Corriere”.

Në pranga përfunduan Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).

Përveç grabitjes Cella Monte, ata janë përgjegjës edhe për një sulm tjetër në Trescore Balneario (Bergamo), më 12 dhjetor 2018; dhe tre grabitje në tentativë, në Parabiago (Milano), më 14 qershor 2018 dhe 8 maj 2019, dhe në Erbusco (Brescia), më 13 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FESTËS SË MJALITI/ Post of the day. Kryebashkiaku Filo: Së shpejti Korça "në folk" (VIDEO)
Previous article “TOP 11” NË SERIE A PËR SEZONIN 2018-2019/ Asnjë lojtar nga Interi dhe Milani, ja klubet që dominojnë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT