• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

25 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BIG BROTHER” VËZHGON SHQIPËRINË/ Nga Shullazi te vrasja e Brilant Martinajt, ROLI i kamerave “spiune”
Home
Ekskluzive

“BIG BROTHER” VËZHGON SHQIPËRINË/ Nga Shullazi te vrasja e Brilant Martinajt, ROLI i kamerave “spiune”

1 February, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Prej shumë kohësh dhe pa e kuptuar Shqipëria vëzhgohej nga “Syri i Big Brother”, ku aksioni policior nxorri në dritë këtë veprimtari të ndërmarë nga krimi.

Policia ka zbuluar në rrugët kryesore të qyeteve disa kamera të cilat janë të vendosura për qëllime të ndryshme. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato.

Sipas të dhënave nga policia deri më tani janë hequr 350 kamera në gjithë Shqipërinë dhe janë arrestuar 80 persona.

Pse janë vendosur këto kamera dhe kush janë emrat e njohur të policisë?

Kamerat ishin vendosur në pemë, pallate shtylla  nga grupet kriminale për të parë lëvizjet e policisë, që ata të kishin mundësi të lëviznin lirshëm rrugëve të qyteteve. Gjithashtu kamerat dyshohen se janë vënë edhe për të parë lëvizjet e personave të cilët kanë qenë “preja” e atentatit të kryer nga kriminelët.

Nga hulumtimi i policisë dhe detajet e nxjerra në prapaskenë për vendosjen e kamerave qërondjnë emra që kanë qenë dhe janë të njohur për policinë. Emrat e disa prej të hetuarve: Emiljano Shullazi, Pajtim Serjani, Baftjar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genci Ferhati.

15 kamera janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem” dhe ‘Vasil Shanto’.  Shullazi ndodhet pas hekurave.

Disa emra të tjerë kanë hequr kamerat në momentin që në media janë publikuar raportime mbi operacionin ‘Fijet’ dhe i kanë çmontuar vetë. Për pasojë, ku efektivët u kanë rrethuar banesat dhe kanë ushtruar kontroll, nuk kanë gjetur asnjë kamerë sigurie.

Ndërsa në Korçë u proceduan Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani. Rezulton se disa prej tyre janë persona me precedent penal, ose kanë familjarët e tyre.

-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.

-Rezulton se Romeo Staravecka është i dënuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.

-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.

Kamerat gjithashtu dyshohet se janë përdorur nga autorët edhe për të vëzhguar lëvizjet e objektivave të tyre.

Një prej këtyre rasteve sipas tij ishte dhe vrasja e tre-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Autorët e krimit kanë vëzhguar përmes kamerave të vendosura ilegalisht lëvizjet e Martinajt dhe miqve të tij para se të kryenin atentatin.

Aksijoni vijon ende nga policia për heqjen e kamerave në të gjithë vendin.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 320 MILIONË DOLLARË/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime
Previous article LAJM I MIRË/ U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

shqipe.autor

Postime të ngjashme

LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR/ SPAK: Po kryhen dy hetime nga skuadrat e përbashkëta, Shqipëri-Itali Aktualitet

LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR/ SPAK: Po kryhen dy hetime nga skuadrat e përbashkëta, Shqipëri-Itali

"ËSHTË QEROS"/ Rikthehet Nuredin Dumani: Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat Aktualitet

"ËSHTË QEROS"/ Rikthehet Nuredin Dumani: Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat

SI U KAP 20 VJEÇARI/ Me automatik në kodrat e liqenit, sapo pa efektivët tentoi ta fshehë por… Aktualitet

SI U KAP 20 VJEÇARI/ Me automatik në kodrat e liqenit, sapo pa efektivët tentoi ta fshehë por…

Facebook Comments

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

KRESHNIK SPAHIU/ Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT