• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SURPRIZA NË FUSHATËN E SHEHAJT/ Bashkëshortja e tij ngjitet në skenë: Unë besoj fort me gjithë zemër se Shqipërisë i duhet një njeri si Agroni
Home
Politikë

SURPRIZA NË FUSHATËN E SHEHAJT/ Bashkëshortja e tij ngjitet në skenë: Unë besoj fort me gjithë zemër se Shqipërisë i duhet një njeri si Agroni

9 May, 2025 s.autor Politikë

Në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Mundësia, një moment i veçantë dhe i papritur u regjistrua në skenë: Enida Shehaj, bashkëshortja e Agron Shehajt, mbajti një fjalë ndryshe, duke ndarë me publikun një portret njerëzor të liderit të partisë.

Fjala e saj, e mbajtur pikërisht në përvjetorin e 18-të të martesës me Agron Shehajn, solli një dëshmi personale për njeriun që, sipas saj, nuk kërkon vëmendje publike, por vepron me përkushtim, stabilitet dhe ndershmëri, cilësi që ajo i konsideroi thelbësore për një udhëheqës që i duhet sot Shqipërisë.

Sot jam shumë e emocionuar sepse sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Ju do të mendoni se është për mbylljen e këtij rrugëtimi kaq të rëndësishëm. Kjo ditë rastisi në përvjetorin tonë. Ne sot bëjmë plot 18 vite bashkë. Prandaj dhe mora guximin të flas sepse dua të ndaj diçka me ju. Mendoj se askush më mirë se unë nuk e njeh Agronin.

Shpeherë më pyesin: Si është Agroni jashtë politikës? Si është ai në shtëpi.

Agroni nuk është ai burri i surprizave të mëdha apo i xhesteve romantike, i luleve. Meqë ra fjala sot nuk mi solli lulet.” – u shpreh zonja Shehaj, duke ndezur sallën.

“Por ai është një person që është gjithmonë aty kur unë kam nevojë. Ai të mbështet, të respekton dhe të bën të ndihesh e vlerësuar çdo ditë. Agroni është shtylla e familjes sime, është forca ime më e madhe dhe është mbështetja për fëmijët e mi.

Ju besoj e njihni tani, nuk është nga ata njerëz që bën premtime, fjalë, jo. Ai në realitet bën shumë më shumë nga sa thotë. Nuk është ai që kërkon vëmendje, por jep stabilitet dhe besim. Dhe unë besoj fort, me gjithë zemër, se Shqipërisë i duhet një njeri si Agroni, i vërtetë, i ndershëm, i vendosur. Pa spektakle, pa shfaqje, por i vërtetë. Unë ju falenderoj me gjithë zemër që I jeni bashkuar këtij rrugëtimi, që po na jepni shpresë. Po i jepni shpresë Shqipërisë dhe po na bëni të ëndërrojmë. Ju falenderoj shumë” – u shpreh Enida Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E FUSHATËS SË PS/ Braimllari: Ta kthejmë 11 majin ditën e festës së Shqipërisë evropiane
Previous article "E GJITHË BOTA PO I SHEH KËTO ZGJEDHJE"/ LaCivita: Votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT