• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SURPRIZA/ Letra “sekrete” nga Strazburgu qe liroi “gylenistin”
Home
Aktualitet
Drejtësi

SURPRIZA/ Letra “sekrete” nga Strazburgu qe liroi “gylenistin”

14 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Duket se një letër e mbërritur nga Parlamenti Europian ka bërë që autoritetet shqiptare të binden për të mos ekstraduar drejt Turqisë, Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte një ithar i klerikut Fetullah Gylen, kundershtar i Presidentit, Erdogan. Arrestimin e tij në portin e Durrësit u be me sebepin e skadimit te pasaportes se tij. Por gjykata e Durrësit, e ka lënë të lirë në sallën e gjyqit akademikun turk dhe duket se arsyeja e vërtetë e këtij vendimi, është qëndrimi i zyrtares së lartë të parlamentit europian Monica Macoevi. Një letër drejtuar autoriteteve shqiptare, ka nisur te qarkulloi ne mediat shqiptare online, që nga sa kuptohet nepermjet saj i kanë kërkuar mendim për çështjen. Macovei shprehet qartë kundër ekstradimit.

Letra e plotë
Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017
I dashur Zotëri
Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.
Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.
E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.
Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:
Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.
Artikulli 3
Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.
Artikulli 19, pika 1 dhe 2
Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.
Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave themelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.
Sinqerisht e juaja
Monica Macoevi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, 14 tetor 2017
Previous article I DYSHUARI/ Masakra e Lushnjes, dorëzohet në polici "Juli i Pashakos"

Redaktor1

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT