• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
SURPRIZA/ Hamilton mund të tërhiqet nga Formula 1
Home
Sport
Individuale

SURPRIZA/ Hamilton mund të tërhiqet nga Formula 1

28 November, 2017 Q.Autor Individuale, Sport

Mund të jetë surpriza më e madhe në Botërorin e F1 dhe këtë e thotë një ekspert i “tërheqjes”. Ish-kampioni i Botës në Formula 1, Nico Rosberg shokon të gjithë tifozët e Lewis Hamilton me deklaratën e tij, kur theksoi se britaniku po mendon seriozisht tërheqjen nga ky kampionat.

“Për mendimin tim, Hamilton po mendon largimin nga garat e Formula 1”, tregon Rosberg në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

“Gjatë këtij viti, teksa bisedonim ai më tha se nuk ka më atë dëshirë të madhe për të kaluar shumë kohë duke udhëtuar. Nuk do të ma kishte thënë këtë frazë nëse ai nuk do të mendonte për largimin nga F1. Duke parë që ky kampionat është bërë shumë i gjatë, bëhet i vështirë qëndrim i në të”.

Hamilton që në 7 janar do të festojë 33 vjetorin e tij të lindjes, ka në palmaresin e tij 4 tituj botërorë të Formula 1, i fundit ai i fituar këtë vit. Nuk do të jetë aspak një surprizë nëse ai vendos që të braktisë këtë kampionat vitin e ardhshëm, pasi të ketë fituar ndoshta edhe titullin e pestë për pilotë, shkruan Top Channel.

Të largohesh nga një botëror si fitues nuk është aspak e lehtë, por duke parë që kontrata e Hamilton skadon në vitin 2018 dhe deri tani ai nuk e ka rinovuar atë, atëherë mundësia e tërheqjes së tij nga F1 nuk mbetet në kuadrin e hipotezave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berati, një foto unikale për festën e Pavarësisë
Previous article EMRI/ “Furnizoi me armë terroristin e 86 viktimave në Nicë”, lirohet shqiptarja

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT