• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SURPRIZA E FUNDJAVËS NË TIRANË/ Kapet “mat” 44-vjeçari që SHPËRNDANTE kokainë… (EMRI)
Home
Breaking News

“SURPRIZA E FUNDJAVËS NË TIRANË/ Kapet “mat” 44-vjeçari që SHPËRNDANTE kokainë… (EMRI)

14 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, kokainë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të Operacionit Policor të koduar “The Weekend Surprise”, arrestoi në shtetasin Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”).

Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të shtetasit të lartpërmendur pasi dispononin informacion se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë” në formë dozash në bazë klientele, në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”. Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur një motorr pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi i vjedhur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 201 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– motorr
– aparat celular

Janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar, ku për arsye hetimore nuk bëjmë të ditur të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshja e kthimit ndaj Mariborit, tek Partizani priten ndryshime në formacion
Previous article EFFENBERG: Mandzukic do të vlente... milionë euro po të ishte më i ri...

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT