Visho Habili është i vetmi përmetar 100 vjeçar.
Pavarësisht situatës së vështirë të këtyre kohëve, bashkia e Përmetit i ka bërë një surprizë veteranit intelektual.
Ndërkohë që kryebashkiakja Alma Hoxha i ka trokitur në derë duke i dhuruar lulet, poshtë shtëpisë së tij orketstra popullore i ka kënduar duke i uruar shëndet përmetarit më të vjetër.
Përmeti është një nga zonat e izoluara ku deri tani nuk ka asnjë rast virusi por gjithësesi qytetarët janë të përgjegjshëm e të kujdesshëm dhe nuk ngurojnë të surprizojnë brezin e tretë.





