• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPERVJEDHJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë: Si na i grabitën dy të njohurit tanë 110 MILIONË LEKË dhe MAKINËN luksoze
Home
Breaking News

SUPERVJEDHJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë: Si na i grabitën dy të njohurit tanë 110 MILIONË LEKË dhe MAKINËN luksoze

22 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Drejtësia të detyrojë dy autorët që na grabitën 110 milionë lekë dhe makinën luksoze, të tregojnë vendin se ku i kanë fshehur dhe të na i kthejnë ato. Ne kemi informacione se ata do t’i përdorin këto para për të paguar prokurorë e gjyqtarë, me qëllim për të fituar lirinë”. Kështu shprehet Flora Kalemaj, bashkëshortja e Xhemal Kalemaj, të cilëve, më 29 maj të vitit të kaluar, iu vodh shuma e majme e parave. E zonja e shtëpisë shprehet se ato para ato i kanë grumbulluar falë punës së tyre shumëvjeçare, me një dyqan produktesh ushqimore. Paratë, ajo bashkë me të shoqin, i kishin bërë gati për të shlyer një kredi dhe për të bërë disa pagesa të tjera, por mesa duket, dy autorët e arrestuar pak ditë më parë, Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve dhe planeve të tyre familjare.

Flora, si ndodhi ngjarja ditën kur ju grabitën paratë e makinën?

Ishte ora 07:40, kur unë dhe bashkëshorti u nisëm për në punë. Jetojmë këtu në Fier, në lagjen “Afrim”, por dyqanin e mallrave bujqë- sore e kemi në Levan. Mëngjesin e 29 majit të 2017- ës, ne kishim brenda makinës 100 milionë lekët. I kishim marrë me vete sepse do shlyenin disa fatura të papaguara dhe një kredi që na kishte mbetur.

Dhe ç’ndodhi më tej?

Kur vajtëm, parkuam përballë dyqanit. Në të njëjtën kohë, prisnim një kamion me mall për ta shkarkuar dhe rastisi që erdhi në të njëjtën kohë me ne. Mbyllëm makinën tonë dhe filluam të shkarkonim mallin e ardhur dhe ta sistemonim brenda. Kjo zgjati rreth 30 minuta. Kur shkoi im shoq të marrë makinën, u habit sepse ajo nuk ishte para dyqanit. U alarmuam shumë.

E lajmëruat Policinë?

Po, morëm Policinë, ndërkohë gjetëm një shok aty dhe iu lutëm që të na çonte në shtëpi të merrnim makinën tjetër, kemi një të vjetër këtu. Kur erdhëm këtu, ç’të shihnim. Shtëpia ishte shkatërruar e gjitha. Kthyer përmbys çdo gjë. Ishte e tmerrshme.

Çfarë i kishte ndodhur shtëpisë? Kishin vjedhur sende të tjera?

Po, kishin vjedhur çdo gjë të vlefshme dhe shkatërruar gjithçka. Te një sirtar ne mbanim 8 mijë euro. Edhe ato i kishin marrë. Pastaj kishin gjetur çelësat rezervë të makinës që na vodhën. Kjo na çon në dyshimin se autorët kanë ardhur në shtëpi fillimisht dhe pasi kanë grabitur aty çfarë kanë gjetur, kanë marrë edhe çelësat e makinës

Pra, ju vetë ngrini dyshime që autorët erdhën fillimisht në shtëpi dhe aty morën çelësat e makinës që kishte 100 milionët brenda?

Po. Sepse ajo makinë ishte e kushtueshme dhe nuk kishte shanse që të hapej. Ishte një makinë e mirë dhe ne i kishim paratë më të sigurta atje sesa në shtëpi. Ata kanë gjetur çelësin rezervë në shtëpi dhe makinën e kanë hapur me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Legjenda e Vllaznisë hedh bombën për privatizimin e klubit
Previous article E kanë fajin shalët e gjata, takat e larta apo photoshop? Oriola Marashi ju heq dyshimet! Tregon gjatësinë në... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT