Komisariati nr.2 në kryeqytet ka marrë shpërblim për punën e mirë në lidhje me rastin e Alda Klosit, që çoi në arrestimin e pastrueses së saj, Rozeta Dobi.
Kjo e fundit akuzohet për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri.


