• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPERSKANDALI/ Tjetër kompani në emër të “milioneres” së kanaçeve, zbulohet skema! Vendimi me shkrim dore, u përfshi edhe një burrë
Home
Breaking News

SUPERSKANDALI/ Tjetër kompani në emër të “milioneres” së kanaçeve, zbulohet skema! Vendimi me shkrim dore, u përfshi edhe një burrë

16 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është thelluar edhe më tej skandali i kompanive “tabelë” që të vetmin aktivitet kanë pasur qarkullimin e faturave fiktive mes tyre dhe kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e gjoja punimeve të bëra për llogari të këtyre të fundit, si edhe përfitimit nga skema e TVSH-së.

Më herët, “abcnews.al” raportoi detaje rrëqethëse në lidhje me përfshirjen pa dijeni të Merita Hajdarit në skemën e ndërtuar në emër të saj si gjoja pronare e kompanisë “Elvis 03” sh.p.k. Në dokumentet e nxjerra nga “abcnews.al”, rezulton se Merita Hajdari, e cila në fakt jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka lidhje me manipulimet, të jetë autorizuar nga pronarja në letra e kompanisë “Elvis 03” sh.p.k., Gjyste Serrmi, që të kryejë veprime në QKB në emër të saj.

Por, siç konstaton “abcnews.al”, Merita Hajdari rezulton pronare, madje me 100% të aksioneve edhe e një tjetër kompanie, që ka pasur të njëjtin rol, lëshimin e faturave fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve. Siç duket edhe nga dokumentet, Merita Hajdari rezulton pronare e kompanisë “ELJADI” sh.p.k. me NIPT L07619302L. Kompania “ELJADI” sh.p.k. është regjistruar për herë të parë në QKB në vitin 2010 nga Drita Frangaj me adresë fshatin Rrashbull në Durrës. Për katër vjet me radhe ajo nuk ka pasur aktivitet. Kompania i është rikthyer aktivitetit në vitin 2014 ku dyshohet se është përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Në 24 korrik 2014, pronarja e vetme e kompanisë “ELJADI” sh.p.k., Drita Frangaj autorizon me letra pikërisht Vjollca Ymerajn që të kryejë veprime në emër të saj në QKB. Ymeraj rezulton se ka dorëzuar në korrik bilancin e kompanisë, e cila ke deklaruar një total prej 218 milionë lekësh shitje ndaj të tretëve në këtë periudhë. Kompania vijon kështu të lëshojë fatura dhe deklarojë shitje gjatë viteve në vijim, ndërsa në vitin 2016, Drita Frangaj emëron veten e saj edhe për një mandat tjetër si administratore e kompanisë.

Në fillim vitit 2017, rezulton se Drita Frangaj ia ka shitur Merita Hajdarit të gjitha aksionet e saj në kompaninë “ELJADI” sh.p.k. Tani, sipas atij që ka përgatitur skemën, Hajdari është pronare e kompanisë, kurse Drita Frangaj është e autorizuar nga Merita Hajdari që të kryejë veprime në emër të saj në QKB. Pas kalimit të kompanisë nën pronësi të Merita Hajdarit, autorët e skemës së mashtrimit fusin një tjetër qytetar në lojë. Bëhet fjalë për Agim Demën, i cili tashmë është i autorizuari i Merita Hajdarit që të bëjë veprime në QKB në emër të kompanisë. Kompania ka kryer aktivitet deri në prill 2017 dhe më pas nuk ka gjurmë të saj në QKB, ndërkohë, në vitin 2020 rezulton se Drita Frangaj është dënuar me 1.8 vite burg për evazion fiskal pas një operacioni të madh të Prokurorisë.

LSI: RAMA E VELIAJ, DY KOKAT E GRUPIT KRIMINAL

Pas publikimit të fakteve të reja për aferën e inceneratorëve, LSI-ja përmes Endrit Braimllarit deklaroi se koha për SPAK-un nuk pret dhe se para drejtësisë duhet të dalë kreu i qeverisë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. “Afera më e madhe e shekullit, ajo e inceneratorëve kërkon urgjentisht thellimin e hetimeve për të ndaluar pagesat korruptive dhe për shkuar te përgjegjësit e vërtetë të këtij grupi të strukturuar kriminal që udhëhiqet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro. Koha për SPAK nuk pret”,- theksoi Braimllari. LSI-ja prej disa ditësh ka bërë denoncime publike në lidhje me 24 kompani që sipas tyre kanë bërë evazion fiskal disa milionë euro dhe që lidhen me inceneratorët. Këtyre deklaratave i është bashkëngjitur edhe Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës, por edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Këlliçi: “Ave Consulting” ka miratuar çdo faturë të situacionit të djegësave

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë apel SPAK-ut që të veprojë në lidhje me aferën e inceneratorëve. Gjatë një denoncim të bërë nga selia blu, Këlliçi publikoi dokumentet e një kompanie, e cila ka miratuar dhe aprovuar të gjitha faturat fiktive të kompanive të inceneratorëve. Sipas tij, kompania quhet “Ave Consulting”, e cila ka lidhur me inceneratorin e Tiranës një kontratë rreth 640 mijë euro për mbikëqyrjen e punimeve në impiantin e përpunimit të mbetjeve në kryeqytet.

Këlliçi ftoi SPAK-un që të hetojë kompaninë në fjalë dhe të zbardhë aferën e inceneratorëve, e cila i ka shkaktuar dëm miliona euro buxhetit të shtetit. “Prej vitit 2016, ekziston një kompani që ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të kompanive të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet ‘Ave Consulting’. Ditën e sotme po publikojmë dy dokument autentike. E para është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës e firmosur për vlerën 649 440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve në inceneratorin e Fierit, në 31 mars të vitit 2021. Është kjo kompani që ka miratuar çdo faturë dhe situacion për kompanitë e inceneratorëve dhe ka njoftuar mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit që në mars 2021, ndërkohë që inceneratori i Fierit nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Këlliçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFERTA 300 MILIONË EURO NGA ARABIA SAUDITE/ Cristiano Ronaldo vendos për të ardhmen
Previous article TRAGJIKE NË PORTUGALI/ Në tentativë për shuarjen e flakëve, rrëzohet avioni zjarrfikës, vdes piloti

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT