Rastet e mashtrimit për para po shtohen dita ditës, dhe shumë njerëz po bien pre e tyre. Janë të shumta rastet ku janë denoncuar, dhe më shumë bien në sy kur këto kryen nga gjinia femërore, por jo vetëm.
Në dukje janë sharmante, disa prej tyre të njohura per publikun. Shfaqen shpeshherë me “norma”, të cilat më vonë perfundojnë në “fikje dere.”
Çfarë ndodhi sot:
Dy vajza te reja jane arrestuar nga policia e Fierit, pasi iu zbulua vjedhja qe benin ne kasat e marketit ku punonin. Ne pranga jane vene Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, te dyja banuese në Lushnje.
Te dyja vajzat ne bashkepunim me njera tjetren kane vjedhur para nga kasa me shume se dy here.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset.
Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.
Dentistja Olesia Duka, mashtronte biznesmenët
Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.
Stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë.
I zhvati 30 vjeçarit, 60 milionë lekë vetëm nga “Facebook”
Një histori e padëgjuar më parë, as nga prokuroria e as nga policia është regjistruar në Durrës, ku objekt është dashuria e 30-vjeçarit Barush Ahmeti, nga fshati Kullë i Durrësit me 27-vjeçaren Enertila Beqja nga fshati Manëz, pak km larg njëri-tjetrit.
Për tre vjet ata kanë qenë të dashur virtual, por asnjeherë nuk e kanë konsumuar aktin fizik ndërmjet tyre. 30-vjeçari më 22 shtator e ka denoncuar në polici të dashurën e presupozuar prej tij, pasi për tre vjet me radhë vajza i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 60 milionë lekë.
Luli dhe Adelia Makashi, nënë e bijë që mashtruan me vizat kanadeze
27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë, skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar).
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg për Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.
“Jam nga Interpoli”
“Jam punonjëse e Interpolit dhe njoh persona që mund t’ju pajisin me vizë amerikane”. Kështu vetëprezantohej 48-vjeçarja Pranvera Stojani në Lezhë, teksa arriti të mashtronte të paktën dy persona duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash.
Gruaja e papunë dhe me arsim 8-vjeçar, arriti të bindte dy qytetarë të Lezhës duke iu marrë njërit 8 mijë euro dhe tjetrit 3 mijë euro në këmbim të vizës amerikane. Por pasi iu mori pasaportat, ajo u zhduk.
Të gjendur në këto kushte, pas rreth dy muajsh kërkime, të dëmtuarit i janë drejtuar Policisë së Lezhës, ku edhe kanë kryer denoncimin duke rrëfyer gjithçka iu kishte ndodhur. Policia nisi menjëherë hetimin dhe në një kohë të shpejtë arriti të identifikonte dhe më pas të arrestonte 48-vjeçaren e dyshuar për mashtrim.
“U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro. Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me iniciativë shtetasja Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
Klodiana Kuqi
Klodiana mbart pseudonimin “Supermashtruese”
Gjithçka fillon kur Klodiana i premton fqinjit të saj (Klodian Dedja) se do fuste në punë nusen e tij (Elona Dedja), si infiermiere në spitalin e qytetit. Vetëm se për ta bërë këtë i duheshin 1000 euro. Kjo nuk ndodhi dhe është sot një nga akuzat që i rëndon Klodianës.
Si kjo, ka dhe dhjetra raste të tjera ku Klodjana akuzohet se ka marr shumë parash në këmbim të favorave me persona që ajo mendohej se i njihte.
Siç edhe shohim në “Facebook-un” e saj, Klodjana duket se shpeshherë i pelqente të bente postime nga jeta e saj, me veshje, udhëtime apo ushqime.
Përgatiti: AlpeNews.al








