• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 Shkurt, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

21 Shkurt, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Kronikë
  • Drejtësi
  • Reportazh
  • Media
SUPERAKSIONI SHQIPTARO-ITALIAN/ Ambasada italiane shpreh kënaqësinë për rezultatet
Home
Aktualitet

SUPERAKSIONI SHQIPTARO-ITALIAN/ Ambasada italiane shpreh kënaqësinë për rezultatet

12 Shkurt, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale comments

Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar pas aksionit të sotëm “Lulet e pranverës”.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “lulet e pranverës” të skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë. Hetimet e kryera së bashku për pothuaj dy vjet bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të katër grupeve të veçanta kriminale italo-shqiptare, baza operative e të cilave ndodhej në Lecce me degëzime në Qarqe të tjera të Italisë dhe që merreshin me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje dhe futje në territorin kombëtar të armëve dhe municioneve luftarake.

Operacioni, i bashkërenduar nga Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe nga Drejtoria Antimafia e Rrethit në Lecce çoi në arrestimin e 11 personave në Itali dhe të 6 personave në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, deklaroi: “Bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë sëbashku. Fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe atij ndërkombëtar rezulton të jetë mjeti më efikas në arritjen e këtyre rezultateve”.

Tonelatat e drogës që vërshojnë drejt brigjeve italiane detyruan dy vjet më parë një grup prokurorësh italo-shqiptarë që të gjenin një formulë të re reagimi kundër trafikantëve.

Ata krijuan një skuadër të përbashkët hetimi, çka solli dërrmimin e një rrjeti trafikantësh, gjithashtu italo-shqiptarë, që ka trafikuar 9 ton kanabis. Megjithëse me dhimbje koke pasi nuk po zbuloheshin disa nga autorët që përcillnin skafe me drogë drejt Italisë, prokurorët nuk e harruan xhentilesën dhe e pagëzuan aksionin “Lulet e pranverës”. Ky kod u vendos sipas emrit të të vetmes femër në skuadër, prokurores Pranvera Pustina. Pasi u bindën për provat, mëngjesin e të martës në të njëjtën orë, të dyja vendet nisën sulmin ndaj trafikantëve.

Të arrestuarit në qytetin e Vlorës janë Denis Pashaj, Kristjan Llanaj, Luka Beqiraj, Arbnor Hoxhaj, Bilal Kabello dhe Kujtim Elmazi. Operacioni në Vlorë u zhvillua edhe me praninë e Guardia di Finanza. “Janë gjithsej 27 persona të arrestuar”, tha Donika Prela.

Vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2017 autoritetet sekuestruan disa ngarkesa me drogë në Gjirin e Lalëzit, Godull, Vjosë dhe Brindizi. Mes skafistëve të arrestuar pati edhe nga ata që nuk ishin vlonjatë, por italianë, si Xhanfranko Mariano dhe Donato Karluçi. Pranvera Pustina tha: “Ata nuk kanë komunikuar nga burgu me askënd”.

Prokurori tjetër Përparim Kulluri pohon se ndërkohë po zhvillohet edhe hetim pasuror. Skuadra italo-shqiptare ishte e sinkronizuar edhe në mbylljen e operacionit që u deklarua i suksesshëm përmes një video-konference edhe nga prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues VENDIMI PËR DRITAN DAJTIN/ Reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor: Nis verifikimi për Gjyqtarët
Artikulli i mëparshëm GJITHÇKA SIÇ DUHET PËR MEMUSHAJ/ Feston 300 ndeshje si lojtar profesionist në Itali

k.autor

Postime të ngjashme

"SHENJË MIQËSIE"/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit" Aktualitet
21 Shkurt, 2019

"SHENJË MIQËSIE"/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit"

NË 2020 SHQIPËRIA DREJTUESE E OSBE/ Bushati: Interesi kombëtar mbi... Aktualitet
21 Shkurt, 2019

NË 2020 SHQIPËRIA DREJTUESE E OSBE/ Bushati: Interesi kombëtar mbi...

NJË "PAKETË" KRIMESH NË ITALI/ Hekriu SHQIPTAR arrestohet në Britani Kronikë
21 Shkurt, 2019

NJË "PAKETË" KRIMESH NË ITALI/ Hekriu SHQIPTAR arrestohet në Britani

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës” Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës”

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës Blog

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës! Blog

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës!

MERO BAZE/ Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë Blog

MERO BAZE/ Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT