Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka reaguar në rrjetin social ‘Twitter’ lidhur me super-aksionin e Policisë së Shkodrës për zbardhjen dhe arrestimin e disa prej personazheve që u bënë pjesë e kronikave në median shqiptare.
Në profilin e tij zyrtar Xhafaj shkruan:
“Sërish nje superaksion policor në Shkodër.
Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort!
Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera.
Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA. Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti!”.
/AlpeNews.al


