Aksioni i policisë për kapjen e kriminelëve, sa vjen dita ditës e po bëhet më i zgjeruar. Operacioni i sotëm, u cilësua dhe ishte një ndër më të suksesshmit, pas shkatërrimit të bandës “Bajri”.
Por ky nuk ishte operacioni i parë i kryer nga forcat policore në Shkodër. Më parë, në datën 5 shtator, u bë aksioni i parë në këtë qyetet për këtë muajt.
Çfarë ndodhi në datën 5 shtator?
Ngjarjet e rënda kriminale alarmuan të gjithë vendin, duke bërë që policia menjëhere të marrë masa të rrepta duke blinduar qytetin e Shkodrës. Forcat RENEA dhe FNSH “blinduan” qytetin, duke u vendosur në kërkim të kriminelëve.
Pas një hetimi disa mujor, përgjimeve dhe gjurmimeve, u arrit arrestimi i katër persona, të cilësuar si të rrezikshëm në këtë qytet. Bëhet fjalë për ndalimin e shtetasve Ilir Bajri, Emra Plaku, Asmer Bilali, Erogen Brajovic.
Gjatë kontrollove po ashtu u sekuestruan:
- 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
- 6 mjete të blinduara;
- Rreth 800 fishekë;
- 1 armë e ftohtë
- 500 euro;
- 3 makina lojërash fati;
- Njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
- Telefona celularë dhe karta telefonike;
- 2 veshje antiplumb.
Por policia nuk e mbylli me kaq operacionin në këtë qytet. 16 ditë më vonë rikthehet për një aksion akoma më të fuqishëm, i cili përfundoi me arrestimin e 11 personave, ku mes tyre një i kërkuar dhe i dënuar më parë në Belgjikë.
Çfarë ndodhi në aksionin e dytë në Shkodër?
E cilësuar si një ndër grupet më të rrezikshme, jo vetëm në vend por dhe në europë, u bë i mundur shkatërrimi i bandës “Bajri”. Pas plot 6 muaj hetime, policia zbatoi planin e saj për arrestimin e plotë të tyre.
Për ndalimin e tyre, policia kreu dhjetëra orë përgjime, shkëmbeu mijëra informacione me partnerët, analizoi mijëra faqe të dhëna, si edhe kreu veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.
Grupi veprimtarinë e tij e kishte të shtrirë deri në Hollandë dhe Belgjikë. I arrestuari i parë, i cilësuar si një ndër personat më të rrezikshëm në europë, Safet Bajri, i dënuar më parë më 9 vjet në Belgjikë. Po ashtu u arrestua dhe Elvis Brajoviç. Brajoviç është vëllai i Erogen Brajoviç, i arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të parë të FNSH dhe RENEA në lagjet Dobraç dhe Kiras në Shkodër.
Behar Bajri, është arrestuar në Shkodër, ndërsa Enver Bajri, është arrestuar në Roterdam. Dy të arrestuarit Behar dhe Enver Bajri, janë kushërinj të parë të Safet Bajrit. Tre të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve.
Ndërkohë që bie në sy dhe ndalimi i ish portierit të Vllaznisë, i cili ka qënë dhe kandidat për deputet në anët e PD, Armir Grima. Grima aktualisht ishte dhe trajneri i kombëtares së femrave dhe akuzohet për trukim ndeshjesh. Po ashtu dhe portieri i Besëlidhjes është në mesin e personave të arrestuar.
Ndërsa dy persona të tjerë janë ende në kërkim, ku dyshohet se njëri nga ata, Enver Bajri është dhe kryesori i gjithë bandës.
Personat e arrestuar janë si më poshtë:
E ARRESTUARIT
Behar Bajri,
Sahmet Alluni,
Ilir Rustemi
Ermat Plaku
Asmet Bilali
Armir Grimaj
Safet Rustemi
Fabjol Rezhepi
Ismet Idrizi
Denis brajoviç
Kaludio
Në kërkim;
E.B.
N.H, 34 vjeç
/AlpeNews.al


