• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER OPERACIONI/ Lirohen 10 të arrestuar, i akuzuari: Jemi “KOKË TURKU”, Rama do …
Home
Breaking News

SUPER OPERACIONI/ Lirohen 10 të arrestuar, i akuzuari: Jemi “KOKË TURKU”, Rama do …

25 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë 10 nga paraburgimi, 10 nga 34 të arrestuarit si pjesë e dosjes “Vol-Vo 4”.

Seanca maratonë, që zgjati më shumë se tetë orë, u zhvillua në kushte ekstreme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në një sallë të tejmbushur me të pandehur dhe avokatë.

 

 

krimet3

MASAT

Gjykata vendosi masat “Detyrim paraqitje” për Mimoza Ndokën dhe Marjeta Perskura, si dhe “Arrest shtëpie” për Bledar Koçin, Lule Zenelin, Luigj Palokën, Kol Lleshin, Zef Ndokën, Vasil Nikën, Genc Zenelin dhe Vlash Gazullin.

Kujtojmë se gjatë seancës së djeshme, këtij të fundit i ra të fikët në sallën e gjyqit, ai më pas ka marrë ndihmën e parë dhe është kthyer sërish në seancë. Ndërkohë, janë lënë në burg, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu, Hajri Seferi, Petro Kuci, Ilirjan Prifti, Elton Shehaj, Armand Spiro, Astrit Balliu, alias Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Saimir Sulejmani, Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, Elis Bahushi, Elis Guri, Artur Balla, Ardit Gjyriqi, Jasin Abdul, Zef Lazrin dhe dy ish-deputetët.

Avokati Haxhia akuzon gjyqtarin: Nuk e ka lexuar dosjen

 

haxhia-705x450

Në seancën e djeshme pati edhe akuza të ashpra, si ndaj trupit gjykues, ashtu edhe ndaj qeverisë. Një prej të arrestuarve, Genci Zeneli, i arrestuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, tha se ishte “kokë turku” e qeverisë “Rama” që kërkonte të bënte “shou” për t’u afruar me BEnë. Edhe avokati Maks Haxhia, i cili përfaqësonte disa prej të arrestuarve të familjes Ndoka, hodhi akuza ndaj trupës gjykuese.

Ai tha në përfundim të seancës se gjyqtari, i cili ka miratuar urdhërarrestet, nuk e ka lexuar dosjen fare, pasi po ta kishte lexuar, nuk do të prangoste një nënë me fëmijë të vogël, apo persona të cilët janë në moshë të moshuar.

“Gjykatësi Bibë Ndreca i ka kërkuar falje motrës së Ndokës, Mimozës, duke i thënë se nuk kishte dijeni se kishte një fëmijë disamuajsh, që e ushqente me gji”, tha Haxhia, ndërsa shtoi se gjëja e parë që do të vinte re dhe verifikonte gjyqtari, ishte mosha dhe gjendja familjare e personave që do të arrestonte.

 

 

Të arrestuarit që do të vijojnë të mbeten në burg

Hajri Seferi

Jasin Kala

Shkëlqim Avdyli

Astrit Avdyli

Saimir Gjepali

Artur Balla

Paulin Simoni

Altin Avdyli

Jasin Avdyli

Fatos Llaftiu

Bledi Ndoka

Denis Llaftiu

Esat Mehmeti

Saimir Sulejmani

Elis Guri

Ilirjan Prifti

Ardit Gjyriqi

Petro Kuçi

Elton Shehaj

Gjevi Ndoka

Armand Spiro

 

krimet3

 

Mega Operacioni 

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

krimet1

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

krimet2

krimet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VEPRA E TRETË E MID'HAT FRASHËRIT/ Del në "dritë" pjesa e pabotuar më parë
Previous article GJYKATA E LA NË BURG/ Ish-deputeti Çuko: U bëmë kurban të integrimit në BE

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT