• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMUAN MEDIAT GJATË PROTESTËS SË PD/ Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMUAN MEDIAT GJATË PROTESTËS SË PD/ Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

18 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Ky procedim penal vjen menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte (16 maj), ku Paloka dhe Balliu sulmuan gazetarët.

Ata penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. Për shkak të kompetencës, dosja i është përcjellë SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së, që pretendon vjedhjen e votave nga mazhoranca më 11 maj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policis.

Prej ditësh deputetë dhe drejtues të PD-së kanë fyer, sulmuar dhe anatemuar mediat dhe gazetarët pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duke mos e gjetur shkakun brenda vetë partisë dhe strukturave, por tek ata. Mes tyre që kanë përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve ka qenë edhe Flamur Noka.

Kështu një ditë më parë Shoqata rajonale e gazetarëve, Rrjeti SafeJournalists në një deklaratë të tyre u shprehën se gazetarët u rrezikuan fizikisht nga dhuna e anëtarëve të dhe mbështetësve të PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËRI FUSHATË PËR KUSHËRIRIN/ Policia zbardh detajet: Në ambientet e ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi u sekuestruan telefoni...
Previous article "LAJM I MIRË"/ Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do ta përfitojnë nga 1 qershori

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT