• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON SËRISH SPAK/ Berisha: SKAP-i i partisë i liroi kriminelët për të vjedhur votat në Shkodër, mori para
Home
Politikë

SULMON SËRISH SPAK/ Berisha: SKAP-i i partisë i liroi kriminelët për të vjedhur votat në Shkodër, mori para

6 November, 2023 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin me të rinjtë e FRPD është ndalur te largimi i shqiptarëve jashtë vendit, ku thotë se ndodh pasi nuk u garantohet vota e lirë.

Berisha gjithashtu ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut, duke thënë se prokurorët, në këmbim të parave, kanë liruar nga burgu krimin për të vjedhur vota në Shkodër.

Ish-kryeministri gjithashtu tha se “e tillë ka qenë situata në Durrës. I kanë sjellë nga Dubai vrasësit. E tillë në Elbasan, e tillë në Korçë.”

Pjese nga fjala e Berishës:

Tani, çfarë ndodhi?

Nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj.

80 përqind e tyre nën moshën 40 vjeç.

Të ndalemi pak së bashku.

Të supozojmë për një moment se ky vend ishte i pushtuar nga një pushtues i huaj. Dhe të mendojmë se gjatë këtij pushtimi, u larguan nga Shqipëria, 34 përqind e popullatës.

A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve?

Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri.

Si e realizoi atë?

E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre.

Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Ndonjëri që ishte aty, ka vrarë të fejuarën 15-vjeçare në gjumë.

Dhe kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh apo 20 vitesh, kjo ka ndodhur para pak vitesh.

Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi atë, e solli në Tiranë. E kishte SKAP-i i partisë.

Dhe SKAP-i i partisë pasi mori 1 milion, 2 milionë para droge prej tij, nuk janë organizatë ata, do shkojnë në Shkodër. Në Shkodër ai u lirua, ndaj dhe bënte ligjin në qendrat e votimit.

Autokolona e asaj bande, me 6 vetura të blinduara, e shoqëruar nga policia, bënte në darkë mbledhje me ministren.

Ja pse ikin shqiptarët, sepse pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim.

Erdhi në pushtet përfaqësuesi i tyre, çfarë bëjnë tani? Janë vërsulur me tërbimin më të madh mbi Shkodër, të shpërblehen me pallate, të shpërblehen me resorte.

Pra, të kthehemi pas në vitet 90. Një studiues, ndër më të mëdhenjtë e kohës, Samulen Huntigton, thotë se midis të gjithë diktaturave, më e keqja, më e kobshmja është diktatura e bandave, është mobokracia.

Është kjo që përjeton sot Shqipëria.

Shikoni, ata kanë shëtitur gjithë ditën në Shkodër, por këta kanë guxuar me dhanë kamerat. Të tjerë nuk kanë guxuar.

E tillë ka qenë situata në Durrës. I kanë sjellë nga Dubai vrasësit. E tillë në Elbasan, e tillë në Korçë.

Në diktaturën komuniste, terrorin e ushtronte policia sekrete, në narkodiktaturë ose mobokraci, terrorin e ushtrojnë ata që kanë bërë me dhjetëra vrasje, që bëjnë mbledhje me ministra në darkë dhe dalin pastaj ushtrojnë atë terror mbi qytetarët./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NJOHUR SI "USHTARI" I MARTINAJT/ U kap me armë në makinë, gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg Nikoll Sherrnikun
Previous article "KALOVA POST PARTIUM TË RËNDË"/ Delinda Disha flet për periudhën e vështirë pas lindjes

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT