• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON REKTORIN E UNIVERSITETIT TË TIRANËS/ Berisha: Fyerje për botën akademike, që një ish-hetues i komunizmit…
Home
Politikë

SULMON REKTORIN E UNIVERSITETIT TË TIRANËS/ Berisha: Fyerje për botën akademike, që një ish-hetues i komunizmit…

27 April, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri, Sali Berisha atakoi gjatë një bashkëbisedim me pedagogë rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke e quajtur atë një ish-hetues të komunizmit.

Sipas ish-kryeministrit është fyerje për botën akademike që ish-hetues i diktaturës të jetë në krye të universitetit kryesor të vendit.

“Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Sot absolutisht çdo profesor merr të paktën 200 mijë më pak, po të zbresim inflacionet, se sa merrte në vitin 2013. Merr shumë më pak se sa në Kosovë.

Të gjitha këto kanë sjellë një rrënim të arsimit në të gjitha ciklet. Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OSBE-së. Është qesharake. Po ju them një gjë dhe më vjen keq që e them këtë, diktaturë ishte atëherë, por ai që kishte një projekt, ia miratonte zëvendësdekani dhe ai e merrte përsipër në të gjitha instancat financimin, se dhe në atë kohë me shpenzime ishin.

Sot 99% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punëve shkencore. Kanë akses vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic, gjysmë rektor. Kështu është ajo, një ish-hetues i diktaturës nuk mund të jetë rektor. Ai nuk plotëson asnjë kusht, përveç lidhjeve me Edi Ramën që të jetë rektor. Është një fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë mere çoje në Akademinë e Policisë, por jo rektor të universitetit kryesor të vendit”, tha Berisha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Berisha u ndal dhe tek kërkimi shkencor, ku theksoi se të drejtën e financimint e përfitojnë vetëm klientët e rektorit.

“Pedagogët nuk kanë financim për punimin shkencor shumë pak dhe ato ndahen me një mungesë transparence.

Prej 9 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë kur u la e përcaktuar fusha e ndërtimit. Ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë edhe projekti.

Ku është tani? A e dini pse u sabotua? Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit, po. I doli kandidatit për rektor, të zhduka, i tha, lëshoja kësaj zonjës se është e përzgjedhura e Edi Ramës. E përzgjedhura e Edi Ramës për tendera. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk, se çfarë është aty tani, veç kampus nuk është.

Arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim, për trajtimin e pedagogut, të profesorit, të trupës akademike, përndryshe ajo do të emigrojë, do të largohet kush të mundet”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHUMËKËRKUARI/ Italiani arrestohet në Spanjë, si bashkëpunonte me kartelin Medelin për trafikun e kokainës
Previous article "JO SI MALOKE DHE AS SI..."/ Imeraj: Procesi i vettingut mos të shndërrohet në gjueti shtrigash

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT