• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON ASHPËR ISH AMBASADORËT/ Ilir Meta: U puthën në buzë nga gezimi
Home
Politikë

SULMON ASHPËR ISH AMBASADORËT/ Ilir Meta: U puthën në buzë nga gezimi

24 February, 2020 F.autor Politikë

Ilir Meta sulmoi mjaft ashpër ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Në intervistën dhënë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se nuk “pret zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension”.

“Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. 

Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. 

Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë. Në radhë të parë me pjesëmarrjen, prandaj të tjerat do i komunikojmë në miting…manifestim, kjo është fjala më e mira. Shqiptarët duhet të nguten” – tha ai.

I pyetur nëse janë shantazhuar nga zyrtari i lartë i DASH, Palmer që i telefonoi ai u përgjigj: “Ju nuk jeni këtu për të bërë shaka, unë kam respekt për të gjithë partnerët dhe kam folur seriozisht me ata për të gjitha këto shqetësime, se çfarë bëjnë ata është përgjegjësi e tyre, koha më ka dhënë mua gjithmonë të drejtë. Se çfarë ka bërë opozita është çështje e opozitës dhe jo e imja” – tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOLAT MË SPEKTAKOLARË/ Njihuni me pesë “PERLAT” e shënuara fundjavën që lamë pas (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Shefja e Infektivit në QSUT: “Ne e kaluam provën e parë, monitoruam të gjithë ata që erdhën nga Kina…”

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT