Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat nga selia e PS, për të folur pas sulmit që ai i bëri SPAK, në Asamblenë e partisë.
“Jemi sot këtu në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga deklarata ime në Asamble lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vetingut”.


