• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOHET MAKINA E NJË BIZNESMENI SHKODRAN/ Autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMOHET MAKINA E NJË BIZNESMENI SHKODRAN/ Autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

25 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Makina e në biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë të bardhë, është sulmuar në fshatin Hot i Ri, ku i janë thyer xhamat dhe i janë shkaktuar dëme të tjera.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau, ndërsa është goditur teksa ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së biznesmenit.

Ka qenë sinjali i mjetit, që ka alarmuar biznesmenin, i cili kur ka dalë jashtë, ka parë mjetin e dëmtuar. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Autorët e kanë goditur mjetin tip Tiguan me një shufër hekuri duke thyer xhamat në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit.

Më pas, shufrën e hekurit e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë, në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, teksti i të cilës nuk dihet, por për hetuesit ky është një mesazh ndaj biznesmenit.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të ndodhur, pasi Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I TË RIUT NË DURRËS/ Ngjarja dyshohet për prishjen e pazareve të drogës (DETAJET)
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Balla: Kemi pothuajse gati listën përfundimtarëve të kandidatëve për deputetët

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT