• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI TERRORIST NË VJENË/ Bastisen shtëpitë e dy shqiptarëve të dyshuar në Gjermani (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI TERRORIST NË VJENË/ Bastisen shtëpitë e dy shqiptarëve të dyshuar në Gjermani (EMRAT)

7 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria federale gjermane tha se policia bastisi të mërkurën mjediset e banimit të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të një xhihadisti, që vrau katër persona në një sulm me armë zjarri në Vjenë, nëntorin e kaluar.

Policia bastisi shtëpitë e shtetasit të Kosovës Blinor S. dhe shtetasit gjerman, Drilon G., të cilët dyshohet se nuk kishin raportuar planet për sulmin te autoritetet, thanë prokurorët.

Sipas tyre, të dy kanë pikëpamje radikale islamike dhe ishin në kontakt të ngushtë në rrjetet sociale me sulmuesin. Me gjithë bastisjet nuk pati të arrestuar.

Kujtim Fejzulai, një 20-vjeçar me shtetësi austriake, i cili gjithashtu kishte shtetësi të Maqedonisë së Veriut, u vra nga policia disa minuta pasi hapi zjarr në baret e mbushura me njerëz në Vjenë më 2 nëntor të vitit 2020.

Një nga viktimat e sulmit ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Austria pranoi se “u bënë gabime të palejueshme” në trajtimin e informatave të zbulimit rreth Fejzulait, një i dënuar i cili ishte liruar nga burgu më pak se një vit më parë.

Zyra e prokurorit tha se të dy burrat, banesat e të cilëve u bastisën në Gjermani, udhëtuan për në Vjenë menjëherë pasi Fejzulai siguroi pushkën e përdorur në sulm dhe qëndruan në apartamentin e tij për disa ditë në korrik të vitit 2020.

Zyra tha se ata të paktën duhet të kishin besuar se ishte e mundur që Fejzulai do të kryente sulmin, por dështuan të raportojnë planet e tij tek autoritetet.

Pas sulmit, të dyshuarit ishin përpjekur të fshihnin lidhjet e tyre me Fejzulain, duke fshirë komunikimet dhe kontaktet me të në celularët e tyre dhe rrjetet sociale, tha zyra e prokurorit.

Austria arrestoi 15 persona pas sulmit dhe policia në Gjermani kontrolloi shtëpi dhe biznese të lidhura me katër persona, që besohet se kishin lidhje me Fejzulain./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI DELTA/ ISHP: Asnjë rast i dyshuar në Shqipëri! Po monitorojmë...
Previous article SEANCA E FUNDIT/ Balla: 25 prilli, i fundit që emigrantët nuk votojnë dot ku jetojnë! Shpresoj...

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT