• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI TERRORIST/ Artan Hoxha zbulon informacionet sekrete: Kryegjyshi Botëror ka marrë disa kërcënime (VIDEO)
Home
Breaking News

SULMI TERRORIST/ Artan Hoxha zbulon informacionet sekrete: Kryegjyshi Botëror ka marrë disa kërcënime (VIDEO)

23 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, solli në kujtesë festën e sulltan Nevruzit në Kryegjyshatën e bektashinjve në Tiranë në mars 2018, kur një celulë terroriste iraniane tashmë e zbuluar nga autoritetet, do të bënte sulm terrorist. Artan Hoxha i cili ka qenë prezent në Kryegjyshatë, tha se në atë kohë kishte pasur informacione që nuk janë bërë publike deri më tani, edhe për një valë kërcënimesh ndaj kryegjyshit të bektashinjve, Baba Mondi, arsye për të cilën ai aktivitet u shoqërua me masa të larta të policisë dhe anti-terrorit. Hoxha tha se hetimet e kryera në bashkëpunim edhe me autoritetet partnere mundën të zbërthejnë të gjithë celulën që drejtohej nga forcat sekrete të regjimit iranian, QUDS.

“Ngjarja që e ekspozoi më shumë Iranin, ishte festa e Sulltan Nevruzit, kam qenë atë ditë në kryegjyshatën botërore, pasi rrjedh nga zona që e ka atë besim. Garda sapo kishte ardhur, sigurisht policia është prezente sa herë ka aktivitete. Por kishte edhe agjentë të anti-terrorit, gjë që nuk ishte normale, për më tepër që komuniteti bektashinj nuk ka pasur të tilla probleme. Në pritje të vinte presidenti Ilir Meta, njoftohemi që disa civilë, skuadra e anti-terrorit, kanë ndaluar dy persona. Dy personat i kishim parë nuk i kishim kushtuar rëndësi, ata ishin mes dhjetëra kameramanëve, dhe binin në sy se ishin të moshuar, rreth 60 vjeç. Ata ishin me kamera në lëvizje jo të pozicionuar si të tjerët. I morën dhe i larguan. Njoftojnë zyrtarët e kryegjyshatës se ata që kanë ardhur nga Irani me ftesë tuajën, i kanë shoqëruar në polici. Ata kishin shfrytëzuar ftesat e marra nga Kryegjyshata, dhe këtë festë. Në momentet e para nuk u dhanë shumë detaje nga policia, por u tha që po hetoheshin nga anti-terrori dhe se për ta ishin interesuar shërbimet e vendeve partnere. Ata kanë hyrë legalisht në aeroportin e Rinasit, me ftesë. Para se të ndodhte ngjarja, policia ishte njoftuar për disa kërcënime që i ishin bërë kryegjyshit botëror, nga persona të lidhur me Iranin. Dhe të gjitha këto bënë që të nisnin përgjime ambientale dhe me vëzhgim në terren, të mbajnë në vëzhgim një grup të madh personash, derisa mbas 18 muajsh, nga marsi 2018, deri sot, u bënë publike të dhënat me hetimin. Pritej që shërbimet sekrete të Iranit të përdornin të gjitha mundësitë që do i krijoheshin“, tha Artan Hoxha në studion e lajmeve përballë gazetarit Besard Jacaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Lulzim Basha bindet: Nuk e përjashtoj dialogun me Ramën, jemi gati që nesër për zgjedhje
Previous article LEXOJINI TANI/ Çdo gjë që duhet të dini për shenjat e horoskopit në shtrat

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT