• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË VJENË/ Policia zvicerane arreston dy persona, miq të agresorit me origjinë shqiptare (FOTO)
Home
Nderkombetare

SULMI NË VJENË/ Policia zvicerane arreston dy persona, miq të agresorit me origjinë shqiptare (FOTO)

4 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e tyre të mundshme me të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Vjenë, ku mbetën të vrarë të paktën katër civilë, thanë autoritetet.

Burrat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Winterthur rreth 10 kilometra nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se burrat ishin “padyshim miq” me sulmuesin e vrarë nga forcat austriake – Kujtim Fejzullain, 20-vjeçarin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Keller-Sutter shtoi se ata ishin takuar personalisht me Fejzullain, mirëpo nuk e bëri të ditur kohën se kur ka ndodhur takimi.

“Lidhja midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar aktualisht është subjekt i hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse”, tha policia e Cyrihut.

Deri më tani, të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri gjatë bastisjeve në 18 prona pas sulmit vdekjeprurës në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.

Policia austriake ka kryer një seri bastisjesh dhe ka bërë 14 arrestime.

Fejzullai, i përshkruar si një terrorist islamik 20-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa gjuajti ndaj kalimtarëve.

Siguria ka qenë e rreptë në kryeqytetin austriak ndërsa policia nisi një ndjekje për ndonjë sulmues të mëtejshëm.

Por, autoritetet tani besojnë se personi i armatosur mund të ketë vepruar i vetëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se të katërt që vdiqën ishin një grua e moshuar, një burrë i moshuar, një djalë i ri dhe një kameriere. Edhe 22 persona u plagosën.

Një nga gratë që vdiq ishte gjermane, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) pretendoi në një video në kanalin e tij propagandistik në internet se ishte prapa sulmeve, pa dhënë asnjë provë.

Sulmi në Vjenë/ Policia zvicerane arreston dy persona, miq të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SETIEN KA MENDIMIN E TIJ"/ Kuman: I pranoj kritikat dhe marr përgjegjësinë time, me Mesin nuk kam…
Previous article "DEPUTETË TË NDYRË"/ Reagon ashpër vajza e Jakup Krasniqit: Babi sakrifikoi vitet më të bukura që ne të gëzojmë lirinë

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT