
Pamje nga kapja e menjëhershme e agresorit duke e futur në ambulancë pas shpërthimit
Taksisti i cili qëndron mbrapa sulmit të frikshëm të Nju Jorkut, mëngjesin e djeshëm është vënë në vëmendje të mediave botërore për bombën amatore të cilën ai e kishte përgatitur vetë.
DailyMail raporton:
“Bomba e tij amatore ishe e përgatitur me një pip tërheqës, disa drita krishtlindjesh, një bateri 9 voltëshe, koka shkrepsesh, dhe sheqer.
Ndonëse 27 vjeçari i arrestuar tashmë Akayed Ulah kreu këtë veprim të paligjshëm, dhe të dënueshëm në një prej kryeqyteteve më të mëdha botërore, ai do të përballet me dënimin e tij së shpejti.
Madje theksohet se plani i tij ka qenë që të kryente aktin tallës në brendësi të metrosë qëndrore të Nju Jorkut. Ai ishte i inatosur me sjelljen që Presidenti Trump një ditë më përpara shfaqi ndaj Jeruzalemit, por edhe me festën e Krishtlindjeve të cilën ai nuk e duronte dot”.
Sulmi i Nju Jorkut ka qenë i përmasave më të vogla se ato që ndodhën në 2014 në Paris, apo vitin që shkoi në Turqi.
Masa të forta policore janë ndërmarrë përgjatë gjithë zonave ku ka më tepër popullaritet.

Agresori i sulmit i shtruar nën masa të rrepta sigurie pas shpërthimit
/ Përgatiti: AlpeNews.al


