Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është shprehur ditën e sotme se terroristët që kryen sulmin në teatrin e Moskës fillimisht ishin përpjekur të arratiseshin drejt Bjellorusisë, në Minsk.
Autoritetet ruse arrestuan personin e tetë të dyshuar për lidhje me sulmin me 139 viktima në Moskë. Gjykata në Moskë i caktoi burrit me origjinë nga Kirgistani por shtetas rus masën e paraburgimit, duke e akuzuar se kishte lëshuar një banesë me qira për katër sulmuesit. Para gjykatës ai tha se e kishte bërë pa e ditur se kush ishin ata. Në Taxhikistan, prej nga dyshohet se janë agresorët, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët e tyre,
Por, për presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, Putin është një krijesë e sëmurë e cinike që sipas mendjes së tij të gjithë janë terroristë përveç atij.