Sekretarja amerikane e Transportit Elaine Chao tha të enjten se do të japë dorëheqjen, pas sulmitndaj Kapitolit.
Zonja Chao, gruaja e udhëheqësit të shumicës sësenatit Mitch McConnell, tha se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi të hënën. Ajo tha se sulmi “më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që unë thjeshtnuk mund ta injoroj”.
Ish Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney tha se ai do të largohet nga posti i tijdiplomatik, duke iu shtuar listës në rritje tëdorëheqjeve nga administrata Trump pas ngjarjevetë së mërkurës në Kapitol.
Zoti Mulvaney njoftoi të enjten se po jeptedorëheqjen si i dërguar i posaçëm në Irlandën e Veriut dhe tha se zyrtarë të tjerë të administratëskanë shqyrtuar mundësinë për dorëheqje.
“Nuk mund ta bëj. Nuk mund të qëndroj”, thaMulvaney për kanalin CNBC. “Ata që zgjedhin tëqëndrojnë, dhe unë kam biseduar me disa prejtyre, po zgjedhin të qëndrojnë sepse janë tëshqetësuar se presidenti mund të sjellë dikë më tëkeq”.
Zoti Mulvaney tha se të mërkurën mbrëma ai informoi Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo përdorëheqjen.
Menjëherë pas kësaj, zëvendës ndihmësi isekretarit të Departamentit të Tregtisë përinteligjencën dhe sigurinë, John Costello, tha se dhuna e shtyu atë të dorëhiqej.
“Ngjarjet e djeshme ishin një sulm i pashembulltnë zemrën e demokracisë sonë – të nxitur nga njëPresident në detyrë”, tha zoti Costello në Twitter. “Presidenti prej një kohëetë gjatë nuk e ka përfillurdhe e ka minimizuar sundimin e ligjit dheKushtetutën. Dje, kjo arriti kulmin me njëkryengritje të dhunshme kundër Kongresit,” u shpreh ai.
Një nga strategët kryesorë të politikës për Kinën, Matt Pottinger, njoftoi dorëheqjen të mërkurën. Një zyrtar i lartë i administratës tha se Pottinger dha dorëheqjen në përgjigje të reagimit të zotitTrump ndaj turmës së protestuesve në Kapitol.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, shefi i zotit Pottinger, i kërkoi atij të qëndronte nëpozicionin që ka për të lehtësuar kalimin drejtadministratës së re të zotit Biden, por zyrtari thase Pottinger “i ka përfunduar ato detyra”.
Stephanie Grisham, shefja e kabinetit të zonjës sëParë Melania Trump, e cila më parë ka qenësekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë, ishtezyrtarja e parë e administratës që njoftoidorëheqjen të m mërkurën. Zëvendës sekretarja e shtypit Sarah Matthews dha dorëheqjenmenjëherë pas kësaj, e ndjekur nga sekretari përçështjet sociale të Shtëpisë së Bardhë Rickie Niceta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Numri në rritje i dorëheqjeve dhe kritikave ngadisa prej aleatëve më të afërt politikë të zotitTrump në lidhje me sjelljen e tij përbën një qortimtë qartë ndaj presidentit. Sipas burimeve, në ditëtnë vijim mund të ketë dorëheqje të tjera.


