• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË KAPITOL/ Akuza ndaj udhëheqësit të një grupi të ekstremit të djathë për “komplot për kryengritje”
Home
Nderkombetare

SULMI NË KAPITOL/ Akuza ndaj udhëheqësit të një grupi të ekstremit të djathë për “komplot për kryengritje”

14 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara ngritën akuza të enjten ndaj themeluesit të grupit të ekstremit të djathtë “Oath Keepers”, Stewart Rhodes, dhe 10 personave të tjerë për komplot për kryengritje lidhur me rolin e tyre në sulmin vdekjeprurës të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

Është hera e parë që prokurorët ngrenë akuza të tilla kundër të pandehurve për sulmin. Vepra penale përkufizohet si përpjekje “për të përmbysur, rrëzuar ose shkatërruar me forcë qeverinë e Shteteve të Bashkuara.”

Përkrahësit e ish-Presidentit Donald Trump sulmuan atë ditë Kapitolin në një përpjekje të dështuar për të mos lejuar Kongresin që të konfirmonte fitoren e Presidentit Joe Biden.

Sulmi ndodhi menjëherë pasi zoti Trump përsëriti në një fjalim pretendimet e tij të rreme se humbja e tij ishte si pasojë e manipulimeve të gjera të votimit dhe u kërkoi mbështetësve të tij të shkonin në Kapitol dhe të “luftonin me forcë” për të ndaluar vjedhjen e zgjedhjeve.

Oath Keepers janë një grup aktivistësh të djathtë që besojnë se qeveria federale po shkel të drejtat e tyre dhe i përqendron përpjekjet e rekrutimit tek oficerë dhe ish-oficerë të policisë, pjesëtarë të shërbimeve të urgjencës dhe ushtrisë.

Prokurorët thanë se duke filluar nga fundi i dhjetorit 2020, Rhodes përdori komunikime private të koduara për të planifikuar udhëtimin në Uashington më 6 janar. Ai dhe të tjerë kishin planifikuar të merrnin armë me vete për të mbështetur operacionin, thanë ata.

Ndërsa disa nga anëtarët e “Oath Keepers” nxituan brenda ndërtesës të veshur me uniforma taktike, të tjerët qendruan jashtë në formën e “forcave të reagimit të shpejtë”, të cilat ishin të përgatitur të transportonin me shpejtësi armë në qytet, tha prokurori.

Sipas akuzës, Thomas Caldwell, që ishte shpallur që më parë si i pandehur në këtë rast, dhe Edward Vallejo nga Arizona, një i pandehur i ri, ishin përgjegjës për koordinimin e këtyre ekipeve të forcave të reagimit të shpejtë.

Vepra penale e komplotit për kryengritje parashikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. Nëntë nga 11 të pandehurit po përballeshin edhe me akuza të tjera.
Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza për më shumë se 725 persona lidhur me sulmin e 6 janarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM/ Përshtati lokalin për lojëra fati dhe shpërndante drogë, arrestohet 34-vjeçari në Kukës
Previous article Tërhiqet Berisha pas dështimit të marrjes së PD me dhunë, i dërgon Bashës për negociata Palokën?

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT