• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË IBËR-LEPENC/ Kurti konferencë me homologun kroat Plenkoviç: Tani është shënjestruar popullsia civile
Home
Rajon

SULMI NË IBËR-LEPENC/ Kurti konferencë me homologun kroat Plenkoviç: Tani është shënjestruar popullsia civile

13 December, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se sulmi i fundit terrorist në kanalin Ibër- Lepecit është bërë nga profesionistë terroristë dhe është i ri për nga natyra, pasi tani është shënjestruar popullsia civile.

Kreu qeveritar tha se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen, derisa ka treguar se është konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema prej të cilave edhe të njësive të ndryshme ruse.

“Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim.Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se kufiri mes Kosovës e Serbisë është më i gjatë se ai me tri vendet tjera që rrethohet vendi ynë dhe se ka vështirësi në kontrollimin e tij të përpiktë.

Sipas kryeministrit, nervozizmi në Beograd po përkthehet në agresivitet ndaj Kosovës, meqë kur nuk e kontrollojnë më Kosovën atëherë mbështetin sulme të tilla terroriste.

Kreu qeveritar ka thënë se me Serbinë duan normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke. Kurti shtoi se Serbia nuk është shtet demokratik.

Edhe kryeministri kroat Plenkoviç ka përmendur sulmet nga grupe serbe në veri të Kosovës që nga viti i kaluar. Ai ka thënë se nuk mund të pritet rezultat i shpejtë por se rëndësi ka që procesi të jetë paqësor dhe të ketë më shumë bisedime mes të dyja palëve.

“Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizim dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe funksionimin që çon te pozita që Kosova të ndërmarr rrugëtimin drejt BE-së. Janë pesë shtete të BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ky proces mund të mos jetë i shpejtë”, ka thënë Plenkoviç./ Kosova Press

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ Presidenti, Emmanuel Macron emëron kryeministrin e ri
Previous article ATENTAT NË MOSKË/ Vritet eksperti i raketave të përdorura nga Rusia kundër Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT