• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ UKRAINËS/ Koalicioni i partive pro-ruse bllokon akset rrugore në Mal të Zi
Home
Nderkombetare

SULMI NDAJ UKRAINËS/ Koalicioni i partive pro-ruse bllokon akset rrugore në Mal të Zi

24 February, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Koalicioni i partive pro-serbe dhe pro-ruse Fronti Demokratik organizoi mbrëmjen e së enjtes protestën me moton “Bllokimi kundër tradhtisë”, duke bllokuar 17 akse rrugore në 15 qytete të Malit të Zi, që zgjatën nga ora 18:30 deri në orën 20:00.

Ky veprim i Frontit Demokratik u organizua për shkak të pakënaqësisë për formimin e qeverisë së pakicës. Përfaqësuesi i këtij koalicioni, Andrija Mandiq vuri në dukje se do të mbrojnë me të gjitha mënyrat vullnetin zgjedhor.

“Nuk do të lejojmë që fitoren zgjedhore t’ia falim Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq”, tha zoti Mandiq.

Në protestë u kënduan këngë që e quajnë Kosovën djepin e Serbisë dhe u mbështetën republikat e vetëshpallura të Ukrainës Lindore.

Ndaj kësaj proteste reagoi PEN Qendra e Malit të Zi, e cila në dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë shpreh shqetësimin edhe për situatën e sigurisë në Mal të Zi.

“Dihet se liderët e Frontit Demokratik janë mbështetës të hapur të presidentit rus Putin dhe partisë së tij, të cilët me mbështetjen ruse në vitin 2016 u përpoqën për një grusht shteti në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e tyre.

Këto ditë po zhvillohen bisedime ndërpartiake për formimin e një qeverie të pakicës dhe pritet që në fillim të marsit të miratohet në parlamentin e Malit të Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SULM I PAPRECEDENTË..."/ Barack Obama i del në krah Joe Biden për luftën në Ukrainë: Ja pse zgjodhi këtë rrugë Rusia
Previous article STATISTIKAT/ Gjimshiti shkëlqen ndaj Olympiacos, 92% të pasimeve të sakta. Ja nota e mbrojtësit "kuqezi"... (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT