• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ SOKOL MËNGJESIT/ Dhoma e Avokatisë: Do përshkallzojmë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve
Home
Breaking News

SULMI NDAJ SOKOL MËNGJESIT/ Dhoma e Avokatisë: Do përshkallzojmë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve

1 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, dhunën për shkak të detyrës të avokatit Sokol Mëngjesi, mëgjesin e datës 29 maj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, nga 4 persona, sulm i organizuar nga Dritan Nano. Dhoma e Avokatisë në një njoftim për shtyp ka nënvizuar se do të përshkallëzojë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve.

Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjendjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohësisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI. Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlerësimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të  publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.

Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij,  nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve,  për atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokurorin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.

Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut Tonë Av. Sokol MENGJËSI.

Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të përkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë. Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të këtij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISNIN DOZA KANABISI NË KOMBINAT/ Arrestohen 4 shpërndarësit (EMRAT)
Previous article PREMTIMET e Bashës: 20 mijë euro për fëmijën e tretë! Në SHBA do shkoni pa viza

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT