• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmi ndaj Agjencisë së Zbulimit/ Reagon Trump: Haspel e ashpër ndaj terroristëve
Home
Nderkombetare

Sulmi ndaj Agjencisë së Zbulimit/ Reagon Trump: Haspel e ashpër ndaj terroristëve

7 May, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se e zgjedhura prej tij për postin e Drejtoreshës së Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Gina Haspel, “është bërë objekt sulmesh, sepse ka qenë shumë e ashpër me terroristët”.

Presidenti shkroi një tweet të hënën në mëngjes, pas njoftimit në media, se Haspel kishte ofruar javën e kaluar dorëheqjen nga kandidatura e saj, për shkak të shqetësimit të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë për rolin që kishte patur në metodat e ashpëra të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.

“Mendoni që në këto kohë shumë të rrezikshme, ne kemi njeriun më të kualifikuar, një grua që demokratët nuk e duan, sepse është shumë e ashpër ndaj terroristëve. Dil fitimtare Gina!”– shkruan Presidenti.

Siç njoftoi fillimisht gazeta The Washington Post, Haspel kishte dyshime se mund të zhvillohet një seancë konfirmimi në Senat me pyetje të ashpëra, për të cilën ajo mendon se mund të dëmtojë jo vetëm CIA-n, por edhe reputacionin e saj.

Sipas njoftimit të mediave, zyrtarë të lartë të administratës Trump, nxituan për t’u takur me zonjën Haspel në zyrën e saj në CIA, për të diskutuar lidhur me shqetësimet e saj dhe deri mbrëmë në darkë, emërimi i saj mbetet në fuqi.

“Emërimi i saj nuk ka për t’u përmbysur nga kritikë partiakë, të cilët mbajnë anën e Unionit Amerikan për të Drejta Civile lidhur me mënyrat se si CIA ruan sigurinë e popullit amerikan.”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Seancat e konfirmimit të zonjës Haspel fillojnë të mërkurën. Gina Haspel është aktualisht drejtoreshë në detyrë e CIA-s dhe veterane që prej 33 vjetësh e agjencisë së zbulimit.

Megjithëse shumë prej aktiviteteve të saj këto vite janë sekrete, organizata libertariane siç është Unioni Amerikan për të Drejtat Civile dhe një numër i madh demokratësh, thonë se ajo nuk duhet kualifikuar për këtë post, pasi ka drejtuar një qendër për marrjen në pyetje në Tajlandë.

Dy të dyshuar si terroristë islamikë ju nënnshtruan metodave të rënda të marrjes në pyetje, më konkretisht, praktikës së simulon ndjesinë e mbytjes, për të cilën kritikët thonë se është një formë torture.

Agjencia “Associated Press” njoftoi se në takimet e saj me senatorët në prag të seancave të konfirmimit, Haspel i siguroi ata se si drejtoreshë e CIA-s, ajo do t’i kundërshtonte teknika të tilla brutale. Mundet që ajo t’i përsërisë këto garanci gjatë seancave dëgjimore të së mërkurës.

Një zëdhënës i CIA-s tha se ligjvënësit dhe publiku do të kenë rastin të njohin “Gina Haspelin e vërtetë” të mërkurën dhe të shohin, sipas zëdhënost, se ajo është një person i admirueshëm, që do të bëhej një shefe zbulimi e shkëlqyer.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhet letra/ Parashikoi dy humbjet e Laçit, kurbinasit shkresë Mziut: Përgënjeshtroji, ose të padisim!
Previous article Arsenal kërkon zëvendësuesin e Wenger, këto janë alternativat kryesore

F.autor

Postime të ngjashme

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj Botë

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme Botë

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT