Një goditje me thikë në Paris që la dy persona të plagosur rëndë po trajtohet si një sulm terrorist, ka thënë ministri i brendshëm francez.
Gérald Darmanin tha se sulmi pranë ish-zyrës së revistës satirike Charlie Hebdo ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”.
Një burrë me origjinë Pakistaneze i përshkruar si i dyshuari kryesor u arrestua afër vendit të ngjarjes.
Të paktën katër persona të tjerë gjithashtu janë arrestuar.
Viktimat, një burrë dhe një grua që punonin në një kompani prodhimi TV, u plagosën rëndë.
Sulmi erdhi ndërsa po zhvilloj një gjyq i profilit të lartë i 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve për sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.